RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Nusja shqiptare – Pannie Kianzad

1 min read

Artan Vërbica
16 dhjetor 2020

Pannie Kianzad është luftëtare mjaft e suksesshme në UFC. Ajo është me origjinë nga Irani, por me nënshtetësi nga Suedia. E gjithë kjo storie për ju vjen, pasi ajo është nuse shqiptare e cila bashkjeton me një poashtu luftëtar të ringjeve të MMA-së, i cili njëherit është edhe trajner i saj, i cili është shqiptar. Ai është Ilaz Zabelaj. Zabelaj poashtu jeton edhe vepron në Suedi, i cili është me origjinë është nga Drenica.

“Jemi pesë vite së bashku. Shumë shpejt lidhjen tonë do ta kurorëzojmë me martesë” theksoi Zabelaj.

Zabelaj dhe Kianzad gjinden momentalisht në Las Vegas. Nusja jonë Kianzad (14-5-0) këtë të shtune do të dyluftoj në  Las Vegas kundër Sijara Eubanks (7-5-0). Ajo vazhdmisht ndihmohet dhe mbështetët nga Zabelaj të cilët presin rezultate të mëdha.

”Synimi ynë është që Kianzad të jetë kampionja e parë botërore në UFC nga Suedia” thekson Zabelaj për Kosova Boxing.

Kianzad aktualisht renditet e 14-ta në botë. Me fitore eventuale ajo do të jetë më afër qëllimit të saj.

Kianzad dhe Zabelaj jetojnë në Malmo të Suedisë. Të dytë gëzojnë respekt dhe çmohen shumë për arritjet e tyre në sport, si në qytetin Malmo, poashtu edhe në gjithë Suedinë.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.