RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Nuri Seferi sfidon titullin WBC Intercontinental kundër Taylor Mabika në Gabon të Afrikës

1 min read

Boksieri ynë Nuri Seferi këtë fundjavë me 8 qershor do të udhëtij drejt kontinentit të Afrikës. Seferi (39-8-0, 22 KO) në Librevile të Gabonit do të përballet me gabonezin vendas Taylor Mabika (18-2-1, 10 KO) për titullin WBC Intercontinental në kategorinë kruzer.

Për Seferi do të jetë një sfidë e re duke boksuar për herë të parë në Afrikë dhe duke ditur se para tij ka një kundërshtar të fortë dhe të renditur lartë. Kjo përballje në Gabon është quajtur sikur se ajo e vitit 1974 kur boksuan Ali dhe Forman, “Rumble in the Jungle”.

Kundërshtari i Seferit, Mabika ka 12 fitore ku dhjetë prej tyre i ka përfunduar me nakaut. Ai ka pësuar dy herë por të dy humbjet i ka me pikë kundrejt një barazimi. Mabika renditet i 74-ti, ndërsa Seferi i 62-ti në entin për statistika në boxrec.com.  Për sukseset e Seferit i njohim të gjithë, vetëm se fitorja në Gabon atë do ta pasuroj edhe me një titull të vlefshëm në sertarin e tij, sikur se do të vije tek pozita e pesëmbëdhjet boksierët më të mirë në versionin WBC.

www.kosovaboxing.org
5 qershor 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.