RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Nuri Seferi nuk lejohet të boksoj në parameç të Klitschko vs Sosnowski

1 min read

Gelsenkirchen, Veltins Arena, 29 Maj 2010 – Boksieri ynë Nuri Seferi është dëmtuar edhe një herë nga “Klitschko Managmant Group“të cilën nuk e kanë lejuar të boksoj në parameç. Siç ishte e planifikuar që Nuri Seferi të bokson me Sandro Sishpovilin në duelin e fundit, ka ndodhur që janë vonuar me program, ndërsa dueli Vitali Klitschko dhe Albert Sosnowski është dashur të filloj në orën 23:00 në TV RTL dhe Pay-per-wiev dhe nuk e kanë lejuar boksierin tonë të paraqitet. Kjo nuk është hera parë që i ndodh Nuriut pasi edhe vitin e kaluar kur boksoj me Joseph Marwa, ishte e parashikuar që dueli të zhvillohet në gjashtë raunde ndërsa e shkurtuan në katër raunde për të njejtën gjë, që ishin vonuar me program. Kosovaboxing.org u mundua të kontaktoj boksierin tonë mirpo ishte e pamundur për momentin. Shumë shpejt do t`ju sjellim prononcimet nga Nuri Seferi për skandalin e ndodhur.

Ndërsa kampioni botërorë në versionin WBC,  Vitali Klitschko ka mposhtur sfiduesin nga Polonia, Albert Sosnowski me KO në raundin e 10-të. 

Kosovaboxing.org
30 Maj 2010

2 thoughts on “Nuri Seferi nuk lejohet të boksoj në parameç të Klitschko vs Sosnowski

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.