RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Nuri Seferi nderohet me çmimin sportisti më i mirë shqiptar i Diasporës për 2011

1 min read

Tetovë, 6 Janar – Në mbrëmjen “Yjet e Sportit Shqiptar” e organizuar nga sportistët shqiptar të Maqedonisë në Tetovë u dhuruan shumë mirënjohje për kontributin e sportistëve për vitin 2011. Një ndër ta që u nderuan ishte edhe kampioni ynë evropian në versionin WBO të Evropës, Nuri Seferi, të cilit iu nda çmimi “Sportisti më i mirë shqiptar në Diasporë”. Nuriu ishte edhe prezent ku pranoi këtë çmim duke qenë i lumtur për nderin nga organizatorët. “Jam i lumtur për shpërblimin dhe respektin. Ky është një çmim që me nderon dhe më jap motiv dhe forcë të punoj edhe më shumë në këtë vit. Falenderoj organizatorët dhe të gjithë ata që më nominuan për këtë trofe” theksoi Nuri Seferi për Kosovaboxing.org.

Gjatë vitit që lam pas Nuri Seferi arriti të zhvilloj dy meçe, duke u paraqitur në parameç Klitschko vs. Solis me 19 Mars, ku mposhti hungarezin Jozsef Nagy me vendim unanim dhe arriti poashtu të mbroj titullin e kampionit të Evropës me 24 Shtator në vendlindjen e tij në Gostivar ndaj belgut Tony Inglirest me TKO 3. Sukseset e Seferit janë të mëdha çdo vit, ku presim këtë vit të kemi edhe një vit të sukseshëm.

Artan Vërbica
6 Janar 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.