RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Nuri Seferi mposht serbin Dusan Krstin me nakaut teknikë në raund të gjashtë

1 min read

Nuri SeferiOlten, Zvicër, 21 maj 2016 – Kundërshtari i parashikuar i Nuri Seferit, Yavor Marinchev u zavendësua në ditët e fundit me serbin, Dusak Krstin. Ky meç u zhvillua në prani të një numri të konsiderueshëm shqiptarë, ku nuk mungoi përkrahja nga gjithë komuniteti ynë gjatë gjithë meçit.

Serbi Krstin një nacionalist i përbetuar serb, e pati të vështirë të tregon forcën ndaj Seferit i cili mbizotroi meçin, ndërsa në raund të gjashtë pas goditjeve të një pas njëshme nga Seferi, Krstin u dorëzua. Kjo fitore për Seferin erdhi pas 17 muajve pauze. Ai ka bilanc prej 37 fitoresh (21 KO) dhe 7 humbje. Ndërsa për serbin Krstin kjo ishte humbja e 4-të në karrierë karshi 5 fitoreve (1 KO).

Kosovaboxing.org 
23 maj 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.