RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Nuri Seferi, më 16 maj, lufton për titullin WBO Europe

1 min read

Nuri SeferiBoksieri shqiptar i kategorisë kruzer, Nuri Seferi, më 16 maj, në Hamburg, do të luftojë për titullin WBO Europe kundër hungarezit Tamas Lodi. Për Seferin 37-vjeçar do të jetë përballja e dytë brenda 40 ditëve. Ai më 11 prill në Berlin u përball me venezuelasin Gusmyr Perdomo, duel të cilin e fitoi me vendim unanim pas tetë raundeve. Me një fitore eventuale ndaj Lodit, Seferi do të ngjitet më lart në renditjen WBO dhe do t’i afrohet luftës për titull bote në versionin WBO, në të cilin version kampion është Marco Huck. Seferi në ringun profesionist ka bilanc prej 35 fitoreve (20 KO) e gjashtë humbjeve. Kundërshtari i tij i radhës, Lodi 24-vjeçar, ka 13 fitore (11 KO), një humbje e një barazim. Lodi fitoi titullin WBO Europe më 30 nëntor të vitit të kaluar, kur e nokautoi në raundin e 11-të, në Finlandë, boksierin finlandez Janne Forsman. Seferi kishte fituar titullin WBO Europe dy herë dhe kjo do të jetë hera e tretë që do të sfidoj këtë titull. “Jam duke punuar intensivisht për të arritur një fitore kundër Lodit. Nëse e fitoj përballjen me Lodin, atëherë kampioni i botës Marco Huck duhet të pranojë përballjen kundër meje”, ka thënë Seferi për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
21 prill 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.