RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Nuri Seferi kundër Noel Gevor me 9 janar

1 min read

nuri seferi Nuri Seferi ka pranuar sfidën me armenin e natyralizuar që mbron ngjyrat e Gjermanisë, Noel Gevor. Boksieri ynë me 9 janar të vitit të ardhshëm do të kryqëzoj dorezat kundër tij në Hamburg të Gjermanisë.

“Kam pranuar me shumë dëshirë këtë përballje. Akoma jam në formë të mirë dhe me 9 janar synoj fitore” theksoi Seferi për Kosova Boxing, i cili konfirmoi përballjen dhe marrëveshjen me Gevor.

Noel Gevor është boksier i ekipit promovues Saurland Event. Ai deri më tani ka zhvilluar 19 meçe, ku ka shënuar të gjitha fitore, 10 me ndërprerje.

Seferi që nga humbja e këtij viti në janar ndaj polakut Krzysztof Glowacki me pikë, në duelin për WBO-eliminator për titull bote, nuk  ka zhvilluar ndonjë meç. Ai ishte i gatshëm të boksoj me boshnjakun Damir Beljo në tetor të këtij viti, por ky i fundit ishte tërhjekur, ndërsa kishte zgjedhur një kundërshtar më të lehtë, afganin Mohmmed Rasulin.

Kosovaboxing.org
16 nëntor 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.