RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Nuri Seferi kundër Nenad Borovcaninit për WBO eliminator ?

2 min read

Kampioni ynë evropian në versionin WBO, Nuri Seferi është duke e kuruar këmbën nga operacioni që kishte më parë, dhe i qetë është duke pritur të jetë i gatshëm 100%, për t`ju rikthyer sa më shpejt ringut. Seferi i cili mbrojti titullin e kampionit evropian në fund të Shtatorit ndaj belgut Toni Inglirest me ndërprerje në raund të tretë, ka të drejt të mban titullin për 9 muaj. Por ditë më parë zërat po qarkullojnë nga serbi i Banjallukës Nenad Borovcanin i cili këtë vikend do të boksoj për titullin Interim Evropian të versionit WBO, kundër Lars Buchholz në Novi Sad. Kjo do të jetë mbrojtja e parë e tij e titullit Interim, pasi e fitoi në muajin Qershor ndaj bullgarit Konstantin Semerdijev. Një burim i fshehtë i yni e kuptoj se Borovcanin pas këtij meçi, do të kërkoj përballje me Nuri Seferin të cilin njëherit do të jetë edhe meç kualifikues për titullin e botës në versionin WBO. Tani ata kanë kontaktuar me versionin WBO, për një meç të mundshëm për WBO të evropës dhe eliminator? Borovcanin e kishte rastin edhe më heret por i iku përballjes me Tysonin shqiptar. Ai do të tenton të shfrytëzoj lëndimin e Seferit, por kampioni ynë duket shumë mirë dhe shumë shpejt do të filloj stërvitjet dhe do të jetë i gatshëm në kohën e duhur.  

Por zotëria Borovcanin së pari duhet të mposht Lars Buchholz e pastaj të mendoj për Nuri Seferi. Lars Buchholz ka shënuar një progres të lart në vitet e fundit dhe do të jetë shumë vështirë të mposhtet.

Me të ndëgjuar lajmin nga Kosova Boxing, Nuri Seferi deklaroi: “Jam i gatshëm të përballem me te edhe në Beograd, nëse dëshiron dhe atë në pranverë” theksoi Seferi.

Nga analiza ime personale, Nenad Borovcanin nuk gjasa teorike të fiton ndaj Nuri Seferit, sepse nuk posedon kurfar kualiteti për t`ju kundërvyer boksierit tonë.

Artan Vërbica
23 Dhjetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.