RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Nuri Seferi kundër Jozef Nagy në parameç të Klitschko dhe Solis me 19 Mars

2 min read

Nuri Seferi do të boksoj në parameç të Vitali Klitschko dhe Odlianer Fonte Solis me 19 Mars. Seferi për kundërshtar do të ketë hungarezin Jozsef Nagy i cili deri më tani ka zhvilluar 32 meçe profesionale dhe ka rekord prej 23 fitore (15 KO) dhe 9 humbje. Dueli do të zhvillohet në tetë raunde. Lajmin për redaksinë tonë e ka bërë vet boksieri ynë, i cili e kishte pranuar me shumë dëshirë këtë sfidë. “Jam në përgaditje të vazhdueshme dhe po pritja këto ditë që kundërshtari të më caktohej për 9 Prill në Hamburg, kur papritmas më morën në telefon menagjmenti i K2, dhe më ofruan që të boksoj në parameç të Klitschko dhe Solis. Oferta ishte joshëse dhe e pranova me shumë kënaqësi” theksoi Nuri Seferi për Kosovaboxing.org.

Nuri Seferi kishte pasur rastin të boksoj me Jozsef Nagy në vitin 2009 në Gostivar, por atë kohë hungarezi ishte tërhequr në ditët e fundit, për shkak të lëndimit. Tani ky duel do të ndodh dhe do të jetë mjaft interesant për boksierin tonë. Pas këtyre dy dueleve Seferi parashikon të zhvilloj një meç eliminator për versionin WBO, në Shkup, Prishtinë apo në Tiranë ose Durrës. “Shpresoj të shkoj çdo gjë mirë. Jam duke sqyrtuar disa konsulltime dhe mund të mbroj titullin WBO të Evropës në ndonjerën nga kryeqendrat shqiptare, ose të boksoj për eliminator të WBO-së gjatë verës” theksoi Seferi.

Klitschko dhe Solis do t`i matin forcat në Keln, dhe kjo do të jetë sfida më e madhe për Vitalin pas duelit të tij me Lennox Lewis në vitin 2003. Fituesi i këtij dueli është i paparashikuar dhe do të jetë mjaft interesant. Një lajm i mire vjen edhe për Luan Krasniqin ku sipas mediave gjermane, lufta e tij me Jonathon Banks mund të ndodh me 7 Maj, pasi që Wladimir Klitschko dhe Dereck Chisorra është anuluar për here të dytë, dhe termini i 7 Majit mund të jetë i mundshëm. Wladimir Klitschko anuloj duelin për t`u përballur me David Haye me 2 Korrik.

Artan Vërbica
8 Mars 2011

4 thoughts on “Nuri Seferi kundër Jozef Nagy në parameç të Klitschko dhe Solis me 19 Mars

  1. Lajm i mire per Nuri Seferin dhe simpatizuesit e tij, shpresoj qe te kete edhe transmetim direkt ne TV. Suksese Nuri…

  2. Sa ma shum shqiptar duhen te jen pranë Nuri Seferit ne ket meq para 20.000 shikuesve duhej te dallohen shqiptarët, pershkak mediave se ather interesohen edhe mediat internacionale per Nuriun tonë!

  3. Suksese Nuri Seferi jom bokser edhe un por kur te shikoj ty i thom vetes ta ndaloj boksin

    pershendetje nga hakiu nga franca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.