RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Nuri Seferi i gatshëm për përballjen me Gusmyr Perdomo

2 min read

Nuri Seferi, Luan Krasniqi, Juan Carlos Gomes,Disa ditë nga ndajnë nga sfida e radhës e boksierit tonë Nuri Seferi, i cili të shtunën në Hamburg të Gjermanisë do ti matë forcat me boksierin nga Venezuela, Gusmyr Perdomo. Dueli i cili do të jetë në 10-raunde, do të jetë për plasmanin sa më të lartë të boksierit tonë i cili kërkon ngritjen sa më të madhe në renditje.

Kundërshtari i tij Perdomo ka bilanc të mirë në boksin profesionist, 21 fitore (14 KO) dhe tre humbje. Humbjet i ka nga tre boksier të njohur si, Mikhael Kessler TKO 4, Dimitri Sartison UD 10 dhe Mario Veit MD 8.

Me fitoren i cili e synon me 11 Prill në Universal Hall të Berlinit do të kërkon renditjen sa më të lartë botërore në të gjitha versionet. Seferi me fitoren e fundit ndaj Steve Herelius është rikthyer në vendin e 14-të në versionin WBO. Ndërsa pritet që me fitoren eventuale të hyjë në të gjitha versionet tjera si WBC, WBA dhe IBF. Seferi renditet lartë edhe në boxrec.com, i cili zë pozitën e 40-të në kategorinë kruzer.

“Kam disa muaj stërvitje intenzive. Fillimisht kam stërvitur në Mynih tek trajneri kondicional Alfred Segerer, për të vazhduar më pastaj në Burgdorf dhe së fund në Hamburg. Jam në top formë dhe pres fitore me 11 prill” theksoi Seferi për Kosova Boxing.

Për ta përkrahur në sparring në Hamburg kishte qenë edhe Ikona e boksit tonë Luan Krasniqi, i cili do të jetë i pranishëm edhe në meçin e radhës.

Dueli Seferi dhe Perdomo do të ipet drejtpërdrejt në televizionin sportiv Eurosport.

Artan Vërbica
8 prill 2014

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.