RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Nuri Seferi i gatshëm për mbrojtjen e titullit WBO të Evropës

3 min read

Nuri Seferi është duke u përgaditur maksimalisht për mbrojtjen e parë të titullit WBO të Evropës, të cilën do të zhvillohet me 20 Nëntor në Shkup. Boksieri ynë i cili ka qenë më i sukseshmi ndër boksierët shqiptar këtë vit duke fituar titullin prestigjioz të “WBO-European cruserweight title”  ndaj Sandro Siproshvili me 26 Qershor në Vienë të Austrisë, duke e mundur me vendim unanim pas 12-raundeve. Nuriu me këtë fitore u bë boksieri i tretë shqiptar që kanë fituar titullin e evropës pas Luan Krasniqit dhe Shpend Abazit, ndonëse këta dy e kishin fituar titullin evropian në versione tjera, por që kanë vlera të njejtë. Tani kur kanë mbetur më pak se një muaj deri te përballja e Nuri Seferit me afrikanin Douglas Otieno, shumë shqiptar jo vetem nga Maqedonia, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria do të udhëtojnë për në Shkup për t`a përkrahur idhullin e tyre. Nuri Seferi gjendet i rankuar në pozitën e 6-të në versionin WBO dhe në rast fitores së radhës, ku pritet të shënoj, ai do të përparoj edhe më shumë dhe do të gjendet në top-3 të versionit “cruser” të WBO-së. Kjo fitore do t`a afrojë atë, për ndonjë sfidë të sërishme me kampionin aktual në versionin WBO, Marco Huck. Nuriu kishte boksuar me Huck në vitin 2006 ku la mbresa të mira në atë kohë duke boksuar burrërisht 10-raunde të forta edhe pse i lënduar, pasi kishte operuar dorën e majtë. Nuri për këto vite e ftoi disa herë për revansh Huck-un por ai e refuzoi, por tani më duket se Nuriu është shumë pranë boshnjakut të natyralizuar që e mban veten gjerman, edhe pse ka preardhje shqiptare por që nuk e pranon veten si të këtill.  Në rast të revanshit me Huck, që besojmë do të ndodh në vitin tjetër, Nuriu do t`ja kthen memorjen dhe do t`a mësoj të flet shqip më pastaj.

Të kthehemi te kundërshtari i radhës së Nuri Seferit, i cili vjen nga Kenia. Douglas Otieno deri më tani ka zhvilluar 26 duele duke shënuar 22-fitore (11 KO) karshi 4-humbjeve. Otieno në të kaluarën ka sfiduar disa tituj botëror duke arritur që të fitoj titullin qendrorë të lindjes së Afrikës në kategorinë super të mesme. Kosovaboxing.org falë bashkëpunimit me shumë promoter e agjent botëror arriti të kontaktoj agjentin e Otieno-s, Emmanuel Dodoo Larbie i cili theksoi për ne:”Besoj shumë në Otienon. Ai ka krijuar një përvojë të mirë në boksin profesionist. E dimë që do të jetë vështirë kundër Seferit por atje shkojmë që ta marrim titullin e Evropës” theksoi zr. Larbie për Kosova Boxing. Në parameç të Nuri Seferit do të boksojnë edhe vëllau i tij, Sefer Seferi dhe Agron Xhilla dhe pritet që të komunikohen edhe disa boksier tjerë.

Artan Vërbica
26 Tetor 2010 

2 thoughts on “Nuri Seferi i gatshëm për mbrojtjen e titullit WBO të Evropës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.