RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Nuri Seferi i gatshëm për mbrojtjen e titullit

2 min read

Shkup, 19 Shtator 2011 – “Tajsoni Shqiptar”, Nuri Seferi, tani më ka aterruar në Shkup dhe do të pret me qetësi përballjen për mbrojtjen e titullit të Evropës në versionin WBO kundër Toni Ingelrst nga Belgjika. Boksieri nga Korita e Gostivarit për KosovaBoxing.org ka thënë se ndihet shumë mirë, pasi përgatitjet disa mujore ishin me program të organizuar. “Disa javë kam ushtruar në Gjermani me trajnerin Oktaj, ndërkohë që nuk kanë munguar as sparingjet. Këto ushtrime kanë ndikuar që të përgatitem maksimalisht dhe të pres me padurim sfidën e 24 shtatorit. Java që ka mbetur do ta shfrytëzoj për ushtrime të lehta edhe të ambientohem në kushtet klimatike”, pohoi Seferi. Ai shton se nuk e njeh aq shumë kundërshtarin e tij, por e din se ka qenë kampion në boksin amator por edhe në profesionalizëm ka bërë karrierë. “Sipas informatave që kam marrë kundërshtari im është fizikisht i përgatitur dhe ka eksperiencë edhe në boksin profesional. Me vet mundësin e tij që është sfidues për titullin tim, do të thotë se nuk kemi të bëjmë me boksier të dobët. Megjithatë me një mbështetje nga publiku shqiptar mendoj se do t’ia dal mbar”, deklaroi Nuri Seferi, duke shtuar se synimi i tij pas këtij meçi është paraqitje në ring për të boksuar për titull të botës. “Nëse nokautoj kundërshtarin tim, atëherë mundësia është e madhe që në të ardhmen të luftoj për titullin e botës. Kam kualitete dhe besoj në qëllimet e mija”, përfundoi “Tajsoni Shqiptar”.

Avdyl Salihu
20 Shtator 2011

1 thought on “Nuri Seferi i gatshëm për mbrojtjen e titullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.