RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Nuri Seferi: Do të jetë luftë psiqike, ai që është më i vëmendshëm do të fitoj meçin

2 min read

nuri-seferi-11Goppingen, Gjermani, 16 shtator 2016 – Janë zhvilluar matjet zyrtare në Goppingen të Gjermanisë ku protagonistë kryesor të mbrëmjes do të janë dy boksierët tanë, Nuri dhe Sefer Seferi, ku nesër mbrëma do të kenë përballjet e tyre mjaft të rëndësishme.

Nuri Seferi përballë do të ketë ish-kampionin e botës Firat Arslan. Nuriu doli të jetë 90.2 kg, ndërsa Arslan ishte 90.4 kg. Ky meç do të jetë kryesori i mbrëmjes ku epilogu i meçit nuk do të dihet, pasi të dy boksierët do të kanë shancin.

Nuriun e streson më shumë meçi i vëllait të tij Seferit, i cili para tij do të boksoj me ish-sfiduesin e kampionit të botës Manuel Char.

“Më shumë e kam mendjen te Seferi. Ai nuk ka pasur aq shumë kohë për përgatitje, mirëpo e pranoi ofertën javën e kaluar, sepse ofertat e tilla nuk vijnë çdo ditë dhe Seferi është i gatshëm të dëshmohet” theksoi Nuri Seferi për Kosova Boxing.

Meçin në Goppingen do ta përcjellin shumë shqiptarë anë e mbanë Evropës. “Me Arslanin njihemi shumë mirë. Kemi pasur shumë përgatitje më parë. Ai është një luftëtar i madh, por unë kam pranuar sfidën dhe synoj fitore. Do të jetë luftë psiqike, ku ai që është më i vëmendshëm do të fitoj meçin” theksoi Nuriu, në vazhdim. Në fund të matjeve të dytë treguan respekt për njëri tjetrin. 

sefer-seferi-11Në matjen e dytë të Sefer Seferit dhe Manuel Char, të dytë u prezantuan para audiencës. Seferi ishte 96 kg, ndërsa Manuel Char 109 kg, 13 kilogramë më i rënd.

Duelet e mbrëmshme mund ti përcjellni në televizionin sportiv shqiptar Super Sport nga ora 20:00.

Përgatiti:
Artan Vërbica
16 shtator 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.