RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Nuri Seferi dhe Arnold Gjergjaj në përgaditje së bashku

2 min read

Burgdorf, Zvicër, 31 Janar 2011Dy boksierët tanë Nuri Seferi dhe Arnold Gjergjaj janë duke u përgaditur për sfidat e radhës. Deri sa Gjergjaj ka mësuar kundërshtarin e radhës, Nuri Seferi pretendon të jetë sa më i përgaditur për sfidat që do t`a presin këtë vit. Gjergjaj ka udhëtuar nga qyteti i tij Pratteln drejt Burgdorfit, në kampin e vëllezërve Seferi, për të qenë sa më i përgaditur për duelin e 5 Shkurtit. Kundërshtari i Gjergjaj do të jetë kroati Vjekoslav Bajic, i cili deri më tani ka zhvilluar pesë duele profesioniste dhe ka rekord prej tre fitoreve (2 KO) dhe dy humbjeve. “Kam udhëtuar drejt Burgdorf që të përgaditem sa më mirë. E ndjej vetën shumë të fortë kur vij këtu dhe bëj sparring me vëllezërit Seferi. Jam shumë mirënjohës për ta, sepse gjithëmonë me kanë mbështetur“ theksoi Gjergjaj për Kosovaboxing.org.

“Kundërshtari im, që do të ballafaqohem të shtunden, ka eksperiencë të madhe në boksin amator, dhe ka fituar dy duele me ndërprerje dhe nuk është gjendur asnjë herë në dysheme, dhe unë dua të jem i kujdesëshëm. Kemi bërë çdo ditë me Nuriun nga 10 deri 12 raunde sparring dhe kjo do të më ndihmoj mjaft“ theksoi Gjergjaj.

Ndërsa Nuri Seferi, siç nifet si një punëtor mjaft i madh, dëshiron të jetë sa më i përgaditur për çdo kundërshtar që i vjen. Për kampionin e evropës dhe numrin pesë në versionin WBO, nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të bokson, mirëpo ai pret i qetë dhe do të konsulltohet për ofertat. “Jam në negociata me menagjmentin e Klitschkove, dhe shpresoj të boksoj në parameç të Vitali Klitschko dhe Odlanier Fonte Solis me 19 Mars“ tha Nuri Seferi për Kosovaboxing.org.

Gjermani Alexander Frenkel e ka pasur si opsionin no 1, Nuri Seferin për datën 26 Shkurt, për unfikimin e titujve evropian, pasi gjermani mban titullin tjetër të kampionit evropian, atë të versionit EBU, por Frenkel ka anuluar datën e zhvillimit, arsyen nuk e dimë. “Unë do të jam i gatshëm për çdo kundërshtar dhe pres akoma të përparoj në renditjet botërore, por jam i koncetruar mjaft shumë në versionin WBO, ku pres një duel për titullin e kampionit botëror në fund të vitit kundër Marco Huck“ theksoi Nuri Seferi.

Artan Vërbica
31 Janar 2011

1 thought on “Nuri Seferi dhe Arnold Gjergjaj në përgaditje së bashku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.