RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Nuri Seferi bokson me Ola Afolabi me 29 Maj

2 min read

Arrihet marrveshja mes “Klitschko Management Group” dhe boksierit tonë Nuri Seferi. Pas bisedava që kishin disa javë dhe kërkesat nga boksieri ynë, u realizua marrveshja dhe Nuri Seferi do të bokson me afrikanin me nënshtetësi angleze, Ola Afolabi 14-2-3 (6 KO) në tetë raunde. Dueli do të zhvillohet me 29 Maj në “Gesenkirchen – Schalke Arena” në parameç të Vitali Klitschko dhe Albert Sosnowski.

Ola Afolabi gjatë karierës së tij ka boksur me boksier me namë. Ai ka mposhtur të njohurin veteranin Orlin Noris me TKO 7 dhe ish-kampionin botërorë Enzo Maccarinelli me TKO 9 duke fituar titullin e kampionit botërorë të versionit WBO-Interim. Më pastaj Afolabi boksoi me gjermanin Marco Huck për titullin e kampionit botërorë, versioni WBO, në Gjermani  duke shfaqur luftë të fortë për 12-raunde. Huck fitoi mirpo fitorja e tij ishte e ngushtë dhe shumë e mundimshme. Afolabi renditet si i 6-ti në Boxrec.com, dhe si i 14-ti në versionin IBF dhe WBO. Fitorja e Nuriut me 29 Maj do t`a afroj atë në ranglistat botërore. Ai më pastaj mësyn luften me Enad Liçina dhe këto dy fitore do ti hapin rrugë që ta sfidoj titullin e kampionit botërorë.

Kosovaboxing.org ditë më parë intervistoi Nuri Seferin në Prishtinë, ku na tregoi për bisedat që kishte me ekipin e Klitschkove, mirpo nuk vonoi shumë dhe ja u arritë marrveshja e pritur. Nuri Seferi është duke kaluar disa ditë pushime në vendlindje në Gostivar, mirpo ai qysh sot do të udhëtoj për Zvicër ku do të vazhdoj stërvitjet. Ai do të përzgjedh sparring partnerët ku do ti përshtaten afrikanit Afolabi dhe për këtë do t`ju informojmë në ditët në vijim.

Kosovaboxing.org lajmi më i shpejtë ….

Artan Vërbica
24 Prill 2010

3 thoughts on “Nuri Seferi bokson me Ola Afolabi me 29 Maj

  1. shum sukse e ishalla te prin fati nuri po ti dote korresh fitore se je zemer shqiptqri e shqiptar i vertet edhe dote behesh kampion i botes e jo sikur luan krasniqi si nje dardh e kalbet mejav marr ftyren krejt shqiptaris

  2. shum suksese Nuri, dhe besoj qe do te fiton!edhe Fitore kunder Enad Liqina.Dhe pastaj Mesiguri se do i mundësohet nje Lufte per Titul boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.