RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Nuri Seferi arrinë në Rusi

1 min read

Artan Vërbica
29 tetor 2020


Boksieri ynë i mirënjohur Nuri Seferi ka arritur dje në Rusi ku të shtunën mbrëma me 31 tetor do të boksoj me ish-kampionin e botës në versionet botërore IBF dhe WBA, Murat Gassiev.

Dueli i tyre do të zhvillohet në qytetzën turistike Krasnaya Polyana të Rusisë.

Nuri Seferi (41-9-0, 23 KO) pranoi këtë ofertë vetëm pak ditë më parë. Duelin me Murat Gassiev (26-1-0, 19 KO) ishte paraparë ta zhvilloj vëllai i tij Seferi, por ky i fundit u desht të anulon përballjen pasi rezultoi me covid 19 dhe menjëherë u zavendësua nga Nuriu i cili si një boksier trim i dëshmuar pranoi ta zavendësoj vëllain e tij.

Jemi të bindur se Nuriu do të tregoj më të mirën. Ai në Rusi dy herë na ka prezentuar denjësisht në vitet e hershme të karrierës së tij, kundër Denis Bekhatov me 2005 dhe Nicolay Popov me 2006 ku në dy meçt Nuriu ishte dëmtuar nga gjyqëtarët duke i fituar të dy përballjet. Edhe kësaj radhe presim një prezentim dinjëtoz nga boksieri ynë. Edhe pse Gassiev boksier i dëshmuar dhe favorit apsolut, kjo nuk do të thotë se Nuriu është pa gjasa. Jam i bindur se arma e tij e hekurt, krosheja e majt dhe direkti i djathtë mund gjithçka të vendos në anën e boksierit tonë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.