RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Nimani shënon fitore të rëndësishme ndaj hungarzit Hafner‏

1 min read

Shefat Isufi poashtu shkëlqen ndaj Aduashivilit duke fituar me vendim unanim

Besar NimaniNordrhein-Westfalen, Gjermani, 12 dhjetor 2015 – Besar Nimani 20-1 (16 KO) ka fituar duelin shumë të rëndësishëm të karrierës së tij, ndaj hungarezit Ferenc Hafner 25-8-0 (14 KO). Dueli u zhvillua në 10-raunde, ndërsa që Nimani triumfoj me vendim unanim duke dominuar plotësisht meçin. Nimani dominoi tërë meçin, ndërsa në raundin e nëntë e hedhi një herë në dysheme Hafnerin, ndërsa ky u zgjua dhe vazhdoi deri në fund.

Nimani pësoi befasisht në muajin prill nga franqezi Frank Harocha Horta me nakaut teknik në raund të katërt. Ishte kjo një humbje që i ndali hovin boksierit tonë. Por, ai u rikthye në fund të qershorit me një fitore bindëse me nakaut në raund të parë ndaj hungarezit Peter Orlik. Ndërsa që fitorja e mbrëmshme e rikthen atë në pozitë të favorshme, aty ku e ka qëllimin titullin e kampionit të botës kundër Jack Culcay.

Në parameç u paraqitë edhe Shefat Isufi. Isufi 18-3-2 (13 KO) mposhti kundërshtarin nga Gjorgjia, Paata Aduashvili 18-11-2 (11 KO) me vendim unanim pas 6 raundeve. Tre gjyqëtarët fitoren i dhanë boksierit tonë, 59-55, 58-56 dhe 58-56. Edhe ky meç ishte sfidues gjatë gjithë ndeshjes, ndonëse Isufi ishte më i mirë.

Artan Vërbica
13 dhjetor 2015 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.