RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Nimani mposht Henstberger me vendim unanim

1 min read

Stadtwerke Arena Münster, Nordrhein-Westfalen, 24 Mars 2012 – Besar Nimani ka shënuar fitoren e 10-të në boksin profesionist. Nimani 10-0 (8 KO) sonte mposhti austriakun Thomas Henstberger 21-39-3 (8 KO) me vendim unanim pas 6 raundeve. U zhvillua një meç mjaft i mirë ku Nimani shpalosi një meç të bukur, ndërkohë austriaku Henstbereger u tregua mjaft i rezistueshëm. Ky bëhet boksieri i dytë që Nimanit i qëndron gjatë meçit, kur e dimë që Nimani shquhet me goditje të forta. Nimani tre herë e kishte hedhur kundërshtarin në dysheme, por ai u mbajt deri në fund. Hengestberger u gjet në Knock-Down në raundin 2, 4 dhe të fundit të 6-in, por ai ishte këmbëngulës dhe u mbajt deri në fund. Kjo fitore për Nimanin vjen në momentin mjaft të rëndësishëm, pasi Nimani do të bokson me 21 Prill në Pejë dhe në muajin Maj, ku Nimani do të mbron titullin Internacional të Gjermanisë.

Foto : Eroll Popova

Artan Vërbica
24 Mars 2012

8 thoughts on “Nimani mposht Henstberger me vendim unanim

  1. urime urime bes fitorja jote ishalla edhe te xhitha meqet tjera i fiton keshtu pershendetje nga sabrija

  2. e kam pa kete boxer tu u rreh, sma merr menja qe arrit
    shume, forc kish po teknik skish
    ka me deshtu shume shpejt

  3. hey besar a kishe mujt me u rreh me at jack culcaj
    ish ba 1 meq interessant dhe me marr menja qe e rreh.

  4. edhe une e kam pare ket Besarin tu u boksu dhe kam lexuar shum media gjermane se si e vlersojn Besarin ne Gjermani….Une po te tregoj Hamit ty se Uli Wegner Traneri i famshum gjerman e vlerson Besarin aq e shum qe thot qe ne 10 vitet e fundit ne Gjermani nuk ka pas Bokser ma te pjekur qe e ka fitu Titllin Internacional te Gjermanis….Kurse une i kam shikuar dhe Bokserat qe i ka Boksuar besari edhe qe i kan Boksuar Bokserat tjer Shqiptar dhe as njeri nga Bokserat Shqiptar nuk ka mujt me ardh qe mu rreh per nje titull nderkombtar dhe me fitu vetem me 7 Meqe edhe ket e ka Arrit Besari….Kurse Faik do te ishte mekate qe 2 Bokserat ma te Mire ne Gjermani te rrehen pa pranin e TV dhe pa nje Shum te paresh qe do te shkojke afer Miliona Euroshe;)

  5. TI HAMITO MASI KA ME HUP BESARTI HAJDE QITE NJI RUND ME MUA VEQ PA DORZA E QYRE PRA TA THEJ FULQIN MET PAREN HER SIT RROKI A
    JO VEQ TY PO QDO NJERI
    E TY BESART T DËSHIROJ EDHE FITORET TJERA DAJ SE KTO FJAL I FOL VEQ NEJ NJERI QISI QE SKA LIDHJE ME BOKS E AS ME SEN VEQ ME FOL DIQKA QESHTU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.