RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Nimani kundër Herrmann këtë fundjavë

1 min read

Besar Nimani vs. HerrmannBesar Nimani do të bokson këtë të shtunë me 27 shkurt kundër gjermanit Chris Herrmann. Duli do të zhvillohet në 8-raunde dhe do të jetë parameç i Marco Huck dhe Ola Afolabit.

Herrmann është boksier cilësor me bilanc prej 21 fitoresh (12 KO), 8 humbjeve dhe një barazimi në gjithsejt 30 meçe në boksin profesionist. Ndërsa Nimani do të kërkoj fitoren e 21-të në boksin profesionist. Ai karshi 20 fitoreve (16 KO) ka vetëm një humbje.

“Ky meç Nimanit do ti shërbejë për të qëndruar në formë dhe për të fortësuar ndjenjën e ringut. Besari është përgatitur maksimalisht dhe i koncetruar për të triumfuar para 7000 shikuesve të shtunën” theksoi Berat Nimani, vëllai i Besarit i cili është edhe menaxher i tij.  Evinimenti do të zhvillohet në Stadiumin Gerry Weber në Halle/Westfalen.

Kosova Boxing
25 shkurt 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.