RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Nimani fiton me vendim unanim italianin D`Alessio

1 min read

Bes Nimani 6Foto: Eroll Popova 

Berlin, Gjermani, 22 Mars 2014 – Besar Nimani ka shënuar fitore të rëndësishme në kryeqytetin gjerman, Berlin, ku ka mposhtur italianin Pietro D`Alessio me vendim unanim pas 6-raundeve. Nimani dominoi në pesë raundet e para duke treguar klasë, por e humbi raundin e fundit. Në fund fitues doli Nimani me vendim unanim.
Bes Nimani 2“Ishte një ndeshje e fortë dhe dobishme për ne. Besari tregoi se është në formë të mirë dhe i gatshëm për përballjet e radhës. Presim akoma të ngrisim nivelin e formës për duelin e radhës për 31-maj, për titullin IBF-International” theksoi vëllai Nimanit, Berati.

Bes Nimani 4Nimani deri më tani ka zhvilluar 16 meçe profesioniste duke shënuar poaq fitore (13 KO). Ndërsa për D`Alession kjo ishte humbja e 14-të, karshi 11 fitoreve dhe një barazimi.

Artan Vërbica
24 Mars 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.