RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Nimani eliminohet, por me kokë lartë dhe krenare me arritje

2 min read

Qunhuangado, Kinë, 15 Maj 2012 – Azize Nimani e ka pasur të vështirë sot kundër kinezes por edhe ndaj gjyqëtarisë të cilët e kishin dëmtuar mjaft shumë ndaj vendases dhe kampionës botërore, Ren Cancan. Dueli i vështirë ishte paraparë të jetë kësisojë, ku eliminimi i Nimanit nga botërori e bëri krenare atë, Gjermaninë dhe Kosovën. Dueli i gjigantëve u përmbyll mjaft ngushtë me rezultat 13 me 7 në të mirë të kinezës Cancan. “Mund të them lirisht dhe të gjithë e panë se unë isha më e mirë dhe goditjet e mia nuk u numëruan. Ajo i kishte të gjitha përparsit, ringun vendas, gjyqëtarët, dhe ia arriti si ia arriti. Tre raunde i fitova unë, ndërsa ajo vetëm një” theksoi Nimani e dëshpëruar për Kosovaboxing.org.

Fati e keq e përcolli atë që në çerekfinale të takohet me më të mirën në botë. Por, nuk është fatkeqësi përballje me një kampione si Cancan, por pse ky duel erdhi në një moment të papërshtatshëm ku Nimani i duhej vetëm edhe një hap që të siguroj normën olimpike. Ndonjëherë fati nuk i përcjell më të mirët.

Tre boksiere nga Evropa do të fitojnë normën olimpike, e si duket për këtë do të luftojnë katër evropiane që kanë mbetur, si Stoyka Petrova (Bullgari), Karolina Micalzuk (Poloni), Elena Savelva (Rusi) dhe Nicola Adams (Angli). Por do të shohim pas gjithë kësaj ngjarje se si do të qëndrojnë gjërat dhe a do të ketë edhe ndonjë rast për Nimanin.

Sajti i federatës botërore AIBA.org ka lavdëruar Nimanin për paraqitjen e saj. Ndër të tjerat thuhet:

In the lightest of the Olympic weight categories, China’s two-time AIBA World Champion and Asian Games winner Ren Cancan won each the four rounds against Germany’s Flyweight No.1 Azize Nimani and advanced to the next phase of the competition with her eyes firmly set on taking that Olympic quota place. The final verdict in her contest was 13:7. 20-year-old Azize Nimani proved, despite this defeat, that she has got a great future in boxing.

Ku thuhet se kampionja botërore dhe e Azisë ka fituar ndaj Nimanit, duke fituar një vend në olimpijad. Por, ndër të tjera aty tregon se Nimani 20 vjeçare me luftën e treguar ka të ardhme të ndritur.

Si do që të jetë, Nimani nga Kina do të kthehet me kokë lartë, sepse ka tregur të gjithëve se është ndër më të mirat në botë. Ashtu sikur të gjithë që konstatojnë, edhe ne vlerësojmë se Nimani është boksierja me të ardhme të ndritshme, dhe rezultatet e saja do të vijnë në të ardhmen. I gjithë spektatori shqiptar është krenare me arritjet e boksierës sonë.

Foto: Eroll Popova

Artan Vërbica
16 Maj 2012

4 thoughts on “Nimani eliminohet, por me kokë lartë dhe krenare me arritje

  1. gjinaa gjith kete munim qe e ka ba gati krejt jetennn per 1 troo fund me ja arrit qeLLiminnn rrah zdii qka u ba na shqiptart spo kem hiq nafakkkk qashtu edhe Luan krasnqiii gjith fund na deshprojkeee

  2. Qka te them vetem se besoj se Azizja do te jete kampione,dhe besoj se dhe ne kete meq e ka merituar fitoren por qka ti bejme fatit qe ka patur me vendase,atehere azgje tjeter nuk mund te them vetem suksese ne te ardhmen e do te jesh kampione.

  3. suksese ne te ardhmen sje e vetmja esht shum zor ti marish fitoren nje kampione ne vend te saja jo se skam besim te azizja po kjo pun kshtu funksionon edhe aq me keq kur tjesh nje shqiptare edhe pse ajo perfaqson gjermanin e shohin me tjeter sy po gjithsesi suksese ne te ardhmen te urojm.

  4. o ata jan vllaznit e sllavit po aty veq nogdauni kish mujt me bo diqka se per ndryshe ska fitore me pik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.