Pre. Pri 3rd, 2020

Në Kroaci, amatorët dhe profesionistët rivalizojnë njëri-tjetrin për një vend në Lojrat Olimpike, “Tokyo 2020”

3 min read

Artan Vërbica
14 janar 2020

Tashmë kur boksi profesionist edhe ai amator, kanë një qëllim, futjen në një ombrellë për të dyluftuar dhe zënë një vend në Lojrat Olimpike, këtë e bënë në disa raste edhe më interesant sportin e boksit, që po frymon më ndryshe. Se kjo frymë e re sportive sjell motivim dhe konkurrencë, tregon më së miri rasti i fundit ku në shtetin fqinjë në Kroaci janë shtuar zërat për konkurrimin e më të mirëve në çdo kategori.

Shteti i Kroacisë do ti jap rast si boksierëve amator ashtu edhe atyre profesionist që në kampionatin kombëtar që do të mbahet me datë nga 21 janari, të tregohet më i miri i cili do ta përfaqësojë vendin e tyre. Do të ketë vetëm një fitues e kjo tregon edhe më mirë se si duhet të rivalizohet konkurrenca duke mos i japur dikujt rastin, e tjetri të anashkalohet, pavarësisht rezultateve kulminante si boksier amator apo profesionist.

Se sa do të ketë rivalitet, tregon fakti se aty dëshirojnë të ndeshen dy boksierët që deri dje ishin pjesë e një klubi dhe kombëtare, ndërmjet Filip Hrgoviç, fituesit të medaljes së bronzt në Lojrat Olimpike të fundit që u mbajtën në Rio Da Janiero me 2016 dhe kampionit aktual të Kroacisë që mëton të jetë në Lojrat Olimpike në Tokyo, këtë vit Marko Milun.

Hrgovic i cili po bënë bujë në boksin profesionist, aktualisht renditet i 14-ti i botës. Ai dëshiron që në Tokyo të fitoj medaljen e artë olimpike. Këtë verë kroati shtatgjatë synon të artën që llogaritet ndër boksierët favorit në kategorinë e rënd. Ai tashmë në boksin profesionist ka shënuar 10 fitore në po aq meçe, 8 të fituara me nokaut. Hrgovic është 27-vjeçar dhe me gjatësi prej 198 cm, ai synon shumë. Sigurisht që nëse fiton të artën në olimpijad, atij edhe më shumë do ti rritet rejtingu botëror dhe prestigji poashtu.

Ndërsa Marko Milun, një boksier në ardhje, i cili i ngjan një Tysoni të vërtetë, nuk ka frikë nga eksperienca e Hrgoviçit, duke dashur të sfidon atë për më të mirin e Kroacisë, gjë që fituesi do të ketë përparsi dhe të drejt kualifikimit drejt Tokyo-s. Milun ka gjatësi prej 192 cm dhe peshon 102 kg.

Milun këtë vit në kampionatin evropian në Minsk, Bjelorusi fitoi medaljen e bronzt. Ndërsa që edhe vitin e kaluar në kampionatin e unionit evropian fitoi të bronztën.

Sukseset e Hrgovic janë shumë më të mëdha. Ai përveç se fitoi medaljen e bronzt olimpike në Rio Da Janiero me 2016, ai ka fituar medaljen e artë në kampionatin evropian me 2015 në Samkov të Rusisë, si dhe medaljen e artë për të rinjë në kampionatin evropian me 2010 në Baku në Azerbejxhan. Hrgoviç si boksier amator ka zhvilluar 150 meçe, ndër to ka diku 140 fitore.

Dy boksierët janë zhvilluar dhe ndërtuar nga trajneri i njohur me origjinë shqiptare, Leonard Pijetraj, jo më i miri në regjion, por Pijetraj mund të themi se është ndër më të mirët në botë. Ai çdo vit e zbulon një boksier kulminantë, ku sukseset e tij janë të dëshmuara. Pijetraj ka në petkun e tij si trajner edhe boksierët tjerë të sukseshëm si Alen Babiç (3-0, 3 KO), Hrvoje Sep (10-0, 8 KO), etj.

Gjithsesi e solla një këndvështrim se si do të ishte mirë që edhe dy shtetet tona Kosova dhe Shqipëria të kishin ndjekur këtë rrugë. Ne kemi boksier që ndoshta do të mund të prekëshin pjesëmarrjen me ndonjë boksier në Lojrat Olimpike këtë vit në Tokyo.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.