RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Në fundjavë Gassiev kundër Dorticos

3 min read

Pas një super meçi të zhvilluar fundjavën e kaluar ndërmjet Oleksandër Usyk dhe Maries Brieds për dy brezat e kampionit botëror WBC dhe WBO në kategorinë kruzer, këtë vikend me 3 shkurt na pret një super përballje e dy kampionëve botëror në dy versionet tjera WBA dhe IBF, ajo ndërmjet rusit Murat Gassiev (25-0, 18 KO) dhe kubanezit Yunier Durticos (22-0, 21 KO). Meçi i tyre do të zhvillohet në qytetin Sochi të Rusisë ku vendës do të jetë Murat Gassiev.

Konkurrenca e kategorisë kruzer asnjëherë nuk ka qenë më interesante dhe më sfiduese dhe çdo kampion mundet të mposht kampionin tjetër. Për ketë kontaktuam dy boksierët tanë, dy vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi të cilët njohin nga afër më mirë të gjithë kategorinë kruzer duke dhënë mendimin se cili do të jetë fituesi në fund në finalen e “World Boxing Super Series” dhe njëherit “Muhammad Ali Trophy”  në kategorinë kruzer.

Të dy boksierët tanë Nuriu dhe Seferi japin mendimin se kubanezi, Dorticos mund të unifikoj të gjithë titujt e kampionit botëror, duke fituar “Trofeun  Ali”.

“Mund të ndodh gjithçka. Ishim dëshmitarë se si rrejdhi meçi ndërmjet Usyk dhe Briedis. Meçi ishte mjaft sfidues dhe i ngushtë dhe mund të përfundonte edhe me barazim. Mendoj në momente vendimtare Usyk tregoi vlerën e tij, sidomos teknikën që posedon. Mendoj se Dorticos do të triumfoj kundër Gassiev. Ai do të mposht Gassevin e pastaj edhe Usyk-un. Mendoj kështu sepse kubanezi është më luftarak dhe pranon rrezikun dhe aty dinë të ndëshkoj. Gjithsesi do të jetë mjaft interesant” thekson Nuri Seferi për Kosova Boxing.

Nuriu, me 26 dhjetor të vitit të kaluar fitoi meçin kundër Gogita Gorgiladze me vendim unanim pas tetë raundeve dhe i qetë pret se si do të përfundoj turneu. Ai në këtë vit do të ketë sërish një rast të madh.

“Jam në pritje duke i përcjellur si do të rrjedhin ngjarjet. Po stërvitem mirë dhe presë edhe një rast ti afrohem titullit të botës” thekson Nuri Seferi.

Vëmendjen tek betejat e mëdha në kategorinë kruzer po i përcjellë edhe Seferi. Seferi që la gjurmë kundër kampionit të botës Manuel Charr vitin e kaluar, po pret rastin e tij. “Të dytë jemi të mendimit si unë si Nuriu që Dorticos do të fitoj “Trofeun Ali”. Atij nuk do ti mund ti bëjnë as të padrejtë sepse do ti nakautoj të gjithë” thekson Sefer Seferi.

Për meçet e radhës dhe sfidat që mund ta presin Seferi është optimist. “Kam oferta të mira, por këto më vijnë me vonesë dhe nëse me vijnë me kohë siç duhet, boksoj me këdo. Unë pata një ofertë të boksoj me polakun Glowacky, por vetem dy javë para meçit, gjë që se pranova. Njësoj më erdhi një ofertë të ndeshëm me Maxim Vlasov këtë javë në parameç të Gassiev dhe Dorticus, por oferta ishte e vonshme. Unë nuk boksoj për para, por për krenari dhe fitore” thekson Seferi për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
1 shkurt 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.