RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Ndahet nga jeta legjenda Ahmet Golemi

2 min read

Tiranë, 15 maj 2021 Është ndarë nga jeta legjenda e boksit, Ahmet Golemi. Met Golemi siç e quanin së fundmi ishte paraqitur në televizonin Klan në fund të muajit prill. Ai do të festonte ditëlindjen e tij të 85-të me 5 qershor, por që nuk arriti ta festonte.

“U gëzova pa masë kur e pash së fundi në një përmbledhje të bukur që i kishte bërë Top Channel. Dëshiroja ta takoja dhe e kisha në mendje, por ja që pandemia e kishte bërë të vetën dhe pritsha të kalonte dhe do të shkoja ta takoja” thekson Artan Verbica për Kosova Boxing.

Unë e kam admiruar, e kam pasur idol, sepse ngrohtësia dhe butësia e tij të bënte për veti. Më mbeti merak që nuk patëm rast të komentonim bashk njëherë. Më ftoi për bashkkomentim me 6 dhjetor të vitit 2008, për meçin De La Hoya vs. Pacquiao. Për shkaqe personale nuk munda të shkoja! Më pyeti kush do të fiton… Iu përgjgija, Pacquiao. Më tha Tani siç më thëriste, a je i sigurt. I thashë, po axha Ahmet. Ai ka mposhtur të gjithë një nga një dhe do ta mposht edhe De La Hoyen. U zgjova në ora 3 të mengjesit. Kur filloi Pacquiao, me rrah De La Hoyan, në komentim brohoriti emrin tim. “Tani e di që je zgjuar. Ia ke qëlluar. Trandafili i Filipinës, po e rrah King Kong-un, ishte brohoritja e tij. Do ta kujtoj sa të jam gjallë” thekson Artan Vërbica.

Për më shumë rreth Ahmet Golemit do t`ju sjellim në një përmbledhje gjatë këtyre ditëve.

Aurora Vërbica 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.