Pre. Pri 3rd, 2020

Nazif Gashi

2 min read

Nazif Gashi u lind me 1. Tetor 1951 në fshatin Mramor të Prishtinës. Nazi-i nga mosha rinore i kishte pasion sportet luftarake. Në vitin 1970 inkuadrohet në klubin më të madh të boksit në Kosovë, K.B. Prishtina ku talentin e tij menjëherë e vërejti traineri i atëhershëm Sishkovic. Nazifi për 10-vite me radhë qëndroi ne klubin e boksit Prishtina, pra nga 1970 deri më 1980, ku prania e tij ishte e padiskutueshme, ai ishte i pazavendësueshëm. Nazifi vlen të përmendim se nuk i mungoi klubit në asnjë match. Ai gjithë ashtu ishte mjaft i diciplinuar, ku në stërvitje nuk mungonte kurrë, i pari vinte ndërsa i fundit lëshonte sallën e boksit. Për Nazif Gashin të flitet është pak, mirëpo ai mbetet një nga figurat më të mëdha të sportit të Kosovës për shekullin e kaluar. Nazifi ishte më i merrituari për pesë titujt e ish-Jugosllavisë që fitoi K.B. Prishtina në atë kohë. Traineri legjendar Lah Nimani thoshte se Nazifi ishte predispozicion për çdo kundërshtar, “ai ishte xhoker i imi”.

Nazif Gashi momentalisht është duke punuar si trainer në klubin e tij të Body Building-ut dhe Aerobic-ut në Prishtinë.

Rekordet e Nazif Gashit:

(1970 – 1980) – Pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën kolektive,
(1974 – 1978) – Reprezentues i ish-Jugosllavisë për katër vite me radhë,
(1974) – Fitues i turneut të Beograd-it,
(1975) – Gongu i Artë në Shkup (medalja e artë),
(1976) – Gongu i Artë në Shkup (medalja e artë) dhe fitues i turnamentit kundër Plamen Jankov,
(2002 – 2005) – Selektor i Kosovë-s.

Vlen të përmenden disa fakte për match-et e Nazifit që mbetën përkujtim për dashamirët e boksit:

Ka fituar ish-fituesin e medaljes së Artë Olimpike në Los Angelos, dhe kampionin botërorë në amatorizëm dhe profesionalizëm në kategorinë gjysmë të rëndë, Sllobodan Kacar, ka fituar kampionin botërorë në amatorizëm dhe profesionalizëm, Marian Benesh, ka fituar ish-nënkampionin europian dhe fituesin e medaljes së bronzt, Svetomir Bilic.

5 thoughts on “Nazif Gashi

  1. Nazif Gashi ka qen luan i vertet i ringut,kur ai ka hy ne ring ka ngrit ne kembe tere publikun ne palestren e sporteve ne Prishtine por mund te themi edhe ne palestrat jasht Kosoves ai gjithmon ka dhene maksimumin per luften qe ka bere brenda litareve,andaj edhe mund te quajm Luan i ringut.

  2. E ka mposht boksierin i cili deri atehere ka qene pa humbje , Marian Beneshin .Nazif Gashi ka qene boksieri me i pregaditur fizikisht , i pa kompromis ne ring.

  3. Nazife, uvek ces biti moj brat u svakom vremenu, nikakve daljine nece izbrisati ljubav koju nosim u srcu za tebe i naseg Ferata.

  4. Mbas Nazif Gashit ska pas më Kosova bokser i cili ka luftuar ne ring, nuk ka boksuar. Ata qe kan pas fat me i pa duelet e tij, e kuptojn se qka jom duke thën.

    Është mëkat i madhë qe nuk z ka vazhdue punen si trejner i boksit.

  5. Nazif Gashi eshte boksieri me i mire dhe me i dashur i te gjitha koherave nder Shqiptar. Poashtu Nazif Gashi edhe sot mbetet nga disa pseudo bokser dhe pseudo gazetar si me i nenvlersuari sportist . Nazifi eshte HERO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.