RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Naim Terbunja sfidon titullin e Suedisë me 9 dhjetor

2 min read

16

(Foto Kosova Boxing Magazine: Naim Terbunja dhe trajneri dhe menaxheri i tij, Patric Zagarino)

Naim Terbunja do të sfidoj për herë të parë një titull në boksit profesionist. Ai me 9 dhjetor në Rosvalla të Nykoping-ut të Suedisë, do të dyluftoj për titullin e Suedisë.

Terbunja (10-1, 1 KO) përballë do të ketë boksierin e njejtë me eksperiencë dhe rezultatë, Sven Fornling (10-1, 6 KO). Kjo përballje po pritet me padurim nga adhuruesit e Suedisë, por edhe më gjerë. Meçi Terbunja dhe Fornling do të jetë parameç i duelit kryesor, atij të Eric Skoglund dhe boksierit tonë Shpetim Shala.

Terbunja dhe Fornling njihen nga boksi amator. Ata asnjëherë s`janë përballur ndërmjet veti por që njohin cilësit e njëri-tjetrit. 

img_3028Terbunja në vitet e fundit ka zhvilluar disa meçe ne SHBA nën kompaninë promovuese “Star Boxing” në SHBA, por tani në dy meçe po i del në përkrahje ekipi i njohur promovues gjerman dhe evropian “Saurland Event” i cili paraprakisht i dha mundësinë të boksoj në shtator kundër franqezit Baptiste Castegnaro të cilën Terbunja e fitoi me vendim unanim. Ndërsa tani i vjen mundësia e dytë sërish nga “Saurland Event”, ku Terbunjës i vjen mundësia të sfidoj titullin e Suedisë.

“Jam i gëzuar dhe i lumtur që sërish po boksoj në Suedi. E falenderoj Nisse Saurland për mundësinë e dytë që më ofroj të boksoj para publikut tim. Jam në formë konstante dhe me 9 dhjetor shpresoj të triumfoj dhe të shpallem kampion i Suedisë” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

 

Artan Vërbica
6 tetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.