RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Naim Terbunja pritet nga ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit Lutfi Haziri

2 min read

Boksieri ynë i mirënjohur në boksin olimpik Naim Terbunja është pritur sot nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri. Të pranishëm në pritjen e boksierit tonë ishin edhe  kryetari i departamentit olimpik Besim Hasani, drejtori i departamentit të sportit Ibër Alaj dhe këshilltari i ministrit të kulturës, rinisë dhe sportit, Muharrem Sahiti. Ministri Haziri dhe Terbunja biseduan për shumë qeshtje të sportit që i preukupon sot dhe veçanërisht për boksin tonë, boksin ndërkombëtar dhe për të ardhmen e boksierit tonë. Boksieri ynë kulmor i cili ka arritur sukseset më të mëdha në arenën ndërkombëtare dhe pjesmarrësi i vetem shqiptar në Lojrat Olimpike në Pekin me 2008 me Suedinë, mori premtimet nga ministri Haziri për mbështetje në të ardhmen. “Kjo është ajo që unë mund të bëjë më së paku për juve. Nuk mjafton vetem pritja por edhe mbështetja, dhe këtë do t`a keni në vazhdimësi të karierës suaj në të ardhmen nga ministria e sportit dhe kultur” theksoi ministri Haziri. “Kanë qenë disa vite të vështira për ne por edhe për juve ku e kemi parasysh se është dashur të përfaqësoheni me shtetet tjera. Ju përgëzoj për arritjet e juaja” tha ministri Haziri.

Ndërsa Naim Terbunja e faleminderoi ministrin për kujdesin, pritjen dhe mbështetjen për të ardhmen. “Të faleminderoj që keni gjetur kohë për mua, jam shumë mirënjohës për kujdesin që po bëni për sportistët tanë edhe në Kosovë por edhe jashtë saj” theksoi Terbunja.

Në fund ministri Haziri nderoi boksierin tonë me një dhuratë simbolike, një pllakëz e punuar me flamur të Kosovës ndërsa Terbunja i dhuroi një palë doreza me mbishkrim për ministrin Haziri.

Artan Vërbica
13 Korrik 2010

2 thoughts on “Naim Terbunja pritet nga ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit Lutfi Haziri

  1. Kur degjojme lajme te tilla qe pushtetaret i kushtojne rendesi dhe sportistave kjo na gezone dhe na bene qe te jemi me optimist per te ardhmen tone ne sport ne rastin konkret ne boks … Suksese NAIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.