RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Naim Terbunja duhet të operohet

2 min read

Boksieri më i mirë shqiptar amator në vitet e fundit Naim Terbunja duhet të opertohet. Pas një dëmtimi që ka pësuar në fillim të vitit, ku pati një takim miqësor mes përfaqësueses së Suedisë dhe Anglisë, Terbunja pësoi një dëmtim në dorën e djathtë. Në atë luftë kundër anglezit Frank Buglioni, Terbunja fitoi me vendim unanim me 3:0,  por dëmtoi ligamentin e mesëm në dorën djathtë. Në fillim mjekët nuk e bënë dëmtimin shqetësues, mirpo Terbunjës dora prapë ju keqësua në një stërvitje. Më pastaj Terbunja e mbajti për tre javë në gips dhe prapë nuk ka ndonjë ndikim të mirë. Terbunja do të operohet dhe doktorët e sugjerojnë të pushoj pas operacioncit, pesë javë. Kjo disi e ka ngadalsuar karierën e tij, pasi ai ishte shumë pranë të bëhej profesionist. Terbunja ka pasur termin në Amerikë, tek një promoter i njohur, në fillim të muajit Prill, por ka qenë shkak lëndimi i cili e ka shtyrë edhe për një kohë.

Naim Terbunja ka arritur suksese të jashtëzakonshme në boksin amator. Pjesëmarrësi i Lojrave Olimpike 2008, çerekfinalisti në kampionatin botërorë në Mianyang 2005, pastaj fituesi i turneut më të madh në botë “Daily News Golden Gloves” dhe “National Golden Gloves” me 2009,  nuk do të jetë në gjendje të marr pjesë në kampionatin shtetërorë të Suedisë dhe në kampionatin Evropian. “Nuk dua asgjë të rrezikoj, edhe e pse e di që nuk kam konkurrencë. Jam i bindur që me inxhekcion dhe me dorë të majtë do t`i mundi të gjithë, mirpo kjo nuk më lenë përshtypje. E për kampionatin evropian edhe po të kisha qenë mirë dhe shëndosh, nuk e kam pasur ndërmend të marr pjesë. Jam ngopur nga boksi amator, kërkoj sfida të reja, atë të boksit profesional” deklaroi Naim Terbunja për Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
28 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.