RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Muriqit i ndërrohet kundërshtari. Në vend të Rico Sanders do të jetë Paul Vasquez

1 min read

elvir muriqiDisa ditë më parë e kishim publikuar se Elvir Muriqi do të përballet kundër Rico Sanders por tashmë rrjedhat kanë ndryshuar, ndërsa kundërshtari i sigurt i Muriqit për 15 Mars do të jetë Paul Vasquez. Lajmin e bëri të ditur ekskluzivisht boksieri ynë Elvir Muriqi për Kosova Boxing.

“Ndodhi një e papritur ku Sanders u tërhoqë. Kjo mua nuk më shqetëson, Vasquez është edhe kundërshtar më i mirë” tha Muriqi për agjensionin tonë.

Paul Vasquez ka gjithsejt 12 meçe profesioniste ku ka shënuar 9 fitore (3 KO), 2 humbje dhe 1 barazim. Edhe ai sikurse Muriqi për 15 muaj ka qëndruar jashtë ringut.

Me fitore ndaj Vasquez ai do të ngjitet sërish në top-15 në WBA. “Kam qenë gjithmonë i rangur lartë në katër versionet botërore. Këtë herë supervisor do të janë pjesëtarët e versionit WBA ku me fitoren e radhës do të ngjitem në mesin e më të mirëve në WBA” theksoi Muriqi.

Në fund të muajit me 27 Mars do të  rikthehen edhe dy kusherinjët e Muriqit, Valdrini dhe Shqiprimi. Të dytë do të boksojnë në një mbrëmje me nga 4 raunde.

Artan Vërbica
13 Shkurt 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.