RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Muriqi rikthehet me fitore ndaj Vasquez

1 min read

elvir muriqiBirchwood Manor, New Jersey, SHBA, 15 Mars 2013 – Elvir Muriqi është rikthyer me fitore pas 15-muajve pauze. Ai mbrëmë mposhti amerikanin Paul Vasquez pas tetë raundeve, ku gjyqëtarët e vlerësuan me 77-75,  77-75 dhe njëri me barazim 76-76. Kjo është fitorja e 40-të jubilare në boksin profesionist për Muriqin.

Dueli ishte mjaft i fortë ku të dytë boksierët dhanë më të mirën në këtë meç, por për një nuancë boksieri ynë ishte më i mirë. 

Muriqi arriti që disa herë të godetë atë fuqishëm por Vasquez i qëndroi goditjeve, por duhet theksuar se edhe Vasquez pati qastet e tij të mira në këtë duel.

Kosova Boxing nuk arriti që pas meçit të kontakton Muriqin, por ne arritëm të kontaktojmë boksierin tonë perspektiv Naim Terbunja i cili ishte nën përkrahje të vazhdueshëm për Muriqin para, gjatë dhe pas duelit.

“Elviri ka boksuar mjaft mirë. Vasquez ishte një kundërshtar i fortë ku i përballoi shumë herë goditjet e fuqishme të Muriqit. I vetmi gjë që Muriqit i mungoi në këtë duel, ishte ai “SNAP” ku eksploziviteti i mungoi në disa raste. Marrë në përgjithësi Muriqi bëri një paraqitje heroike dhe një rikthim të madh” theksoi Tebunja për Kosova Boxing.

Në ditët në vazhdim Kosova Boxing do t`ju sjell një intervistë ekskluzive me boksirin tonë.

Kosovaboxing.org
16 Mars 2013

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.