RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Muriqi humb betejën ndaj Nuncios

1 min read

Aramount Theatre, Huntington, New York, SHBA, 31 Mars 2012 – Valdrin Muriqi ka humbur betejen karshi boksierit amerikan Raul Nuncio 2-0-1 (1 KO). Dueli që u zhvillua në katër raunde ishte mjaft i përafërt, ku dy gjyqëtarë e vlerësuan Nuncion fitues, ndërsa njëri Muriqin. Muriqi i cili për një vit ishte larg prej ringut mendon se i është bërë e padrejtë mbrëmë dhe thekson se të gjithë të pranishmit e panë se ai ishte më i mirë. “Kam qenë dukshëm më i mirë. Nuk e di se si i dhanë fitoren. Gjatë gjithë kohës isha dominant, gjë që edhe në raundin e tretë atë e shpëtoi gongu nga KNOCK-OUT-i” theksoi Muriqi.

Tani Muriqi ka rekord prej 2 fitore dhe 2 humbje dhe vlerëson se i është prishur shumë imazhi për të keq. “Më vjen keq për të gjithë adhuruesit, ju kërkoj falje. Duelin tjetër do të mundohem të fitoj” tha Muriqi.

Muriqi duelin e radhës do të zhvillon me 12 Maj dhe do të jetë në 6 raunde. “Me të përfunduar meçi i kam thënë menaxherit se do të boksoj në 6 raunde. Unë jam boksier më i mirë që boksoj në shumë raunde, dhe nuk dua ti humb më meçet, andaj do të filloj me 6 raunde e pastaj të shofim” tha në fund për Kosova Boxing, Valdrin Muriqi.

Artan Vërbica
2 Prill 2012

Ndoshta e ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.