RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Muriqi dhe Bujaj triumfojnë në Detroid me KO

2 min read

Imperal House, Michigan, Detroid, 10 Dhjetor 2011 –  Elvir Muriqi dhe Stivens Bujaj kanë shënuar fitore spektakulare në prani të shumë adhuruesve shqiptar në Detroid. Në këtë mbrëmje ndodhi një çudi e jashtëzakonshme kur boksierët e paralajmëruar për boksieret tonë u ndruan në momentin e fundit, sepse Rubin Williams nuk u lejua nga komisioni i gjyqëtarëve i cili kishte afër 10 kilogramë më shumë, dhe ai u ndrua me Chris Grays 10-25-0 (2 KO) dhe poashtu Frank White që kishte për të boksuar me Bujaj, dhe u ndrua me Philip Jewel 5-8-1 (4 KO) i cili bënte në peshën super të rënd, për arsye të panjohura. Të dy boksierët tanë nuk deshën të anulojnë përballjet e tyre dhe pranuan të boksojnë me kundërshtar të panjohur, duke rezikuar dhe duke mos dashur ti zhgënjejnë adhuruesit shqiptar, edhe pse promoteri i kësaj mbrëmje “Bad Boy Promotion” dhe “Clip Carlos Llinas Promotion” u treguan joserioz në shfaqjen e  tyre, nuk e dimë se me apo me qëllim, apo nga papërvoja e tyre.

Muriqi 39-5-0 (24 KO) fillloi furishëm që nga raundi i parë duke e hedh për toke, dy here. Në raundin e dytë sërish ishte Muriqi ai i cili donte që këtë meç ta përfundon sa më shpejt, dhe ia arriti me shumë sukses duke rëzuar dy herë të tjerë, duke fituar me KO në raund të dytë.

Stivens Bujaj 6-0 (4 KO) vazhdoi me sukses rrugëtimin e suksesit edhe në përballjen e gjashtë të tij në boksin profesionist, duke shënuar fitore tjetër me KO. Bujaj disa herë e hedhi për dysheme Frank White për të përfunduar meçin para kohe. Bujaj është njëri ndër boksierët më perspektiv shqiptar.

Artan Vërbica
12 Dhjetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.