RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Muriqi dekorohet me titullin “IKONË E BOKSIT SHQIPTAR”

2 min read

2Prishtinë, 8 shtator 2014 – Në vazhdën e vlerësimeve për kontributin e dhënë të boksierëve shqiptar, Kosova Boxing vazhdon me avazin duke mos harruar kontributin e gjithë atyre promoterëve që lartësuan kombin tonë anë e mbanë botës. E njëri ndër ta është edhe Elvir Muriqi i cili bëri që amerikanët të na njohin nga suksesi i tij. Dhe jo rastësisht Muriqi dha kontributin më të madh atëhere kur kombit tonë iu desht më së shumti, në kohën e okupimit kur Kosova kishte filluar hapat e parë drejt çlirimit të vendit. Muriqi i cili fitoi dorezën e artë dhe turneun më të madh në botë në boksin amator “Daily News Golden Gloves” me 1998, filloi karrierën e profesionistit po atë vit duke ngritur edhe më shumë reputacionin e shqiptarëve në sport. Muriqi gjatë karrierës së tij ka boksuar me emrat më të mëdhenj në boksin botër, dy ish-kampionët e botës, amerikanin Antonio Tarver dhe britanikun Clinton Woods. Emri tij shënoi histori, prandaj në emër të redaksisë dhe konsulltimeve me bashkpuntor, Muriqi dekorohet me titullin ”IKONË E BOKSIT SHQIPTAR”.

Kosova Boxing këtë titull më parë e ka ndarë edhe dy boksierëve tanë, Luan Krasniqit dhe Nuri Seferit. Ky titull në një të ardhme të afërt do ti dhurohet edhe ish-boksierit Shpend Abazi. Ky titull iu nda para disa ditësh në një ceremoni të përbashkët në restoranin Kamp në Pejë.

Kosova Boxing është duke përgatitur një monografi për boksierin Elvir Muriqi, e cila në një të ardhme të afërt do të jetë në duart e lexuesve.

Agjencioni Kosova Boxing
8 shtator 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.