RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Morina nakauton polakun Zadora

1 min read

Dardan Morina nakauton ZadoranGladiatori shqiptar Dardan Morina ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WKU deri 76 kg. Ai mposhti me nakaut në raund të dytë polakun Dominik Zadora.

Morina i cili nga meçi në meç po shëndrohet në një kikboksier të frikshëm për çdo kundërshtar, po arrinë suksese të mëdha.

Kundërshtari i tij, Dominik Zadora kishte qenë mjaft cilësor i cili u tregua mjaft i shkathët në raundin e parë, i cili sidomos ishte i rrëzikshëm me goditjet e tij të ulëta me këmb. Ai me një rast arriti që ta godet Morinën në raund të parë me Low-Kick në bark, për ta detyruar gjyqëtarin ti numëroj. Raundi i dytë ishte krejt ndryshe ku Morina arriti që me cilësinë dhe përvojën e tij, në stilin e boksierit ta përfundoj meçin. Ai e goditi me të dorën e djathtë të tij të fortë, për ta përfunduar me të majtën e tij duke e hedhur në dysheme. Zadora nuk arriti të ngritet me.

“Ai ishte kundërshtar i fortë. Godiste fortë me këmbë, sidomos i kishte të forta goditjet e ulëta “Low-Kick”. tha pas meçit Morina për Kosova Boxing.
Artan Vërbica
12 dhjetor 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.