RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

MMA: Luan Jashari Frantzen kundër Leigh Mitchel me 6 maj në Colchester të Anglisë

2 min read

Luan Jashari FrantzenSporti i MMA-së çdo ditë po shton luftëtarët shqiptarë anë e mbanë botës. Ne sot po ju prezentojmë një luftëtar i cili u lind dhe u rritë në Oslo të Norvegjisë, por origjina e tij është nga Mitrovica dhe ai me krenari të madhe mban vetën shqiptarë. Ai është Luan Jashari Frantzen.

Edhe pse në Norvegji sporti i MMA-së është i ndaluar, Luan Jashari Frantzen i dashuruar dhe i përkushtuar në këtë sport, ka udhëtuar shumë herë me sakrifica të mëdha jashtë Norvegjisë, vetëm për të përcjellur dhe vazhduar këtë sport, i cili siç dihet është mjaft i vështirë. Ai dyluftoi kudo, në shtetin fqinjë në Suedi, Danimarkë, Britani të Madhe, etj, duke ëndrruar që një ditë do të prek majën e këtij sporti.

Kosova Boxing takoi Luan Jasharin në shkurt të këtij viti në ngjarjen e madhe ndërmjet dy yjeve botërore të boksit femëror, ajo e Cecelia Braekhus dhe Klara Svensson e zhvilluar me 24 shkurt në Oslo të Norvegjisë. Luani, një djalosh i urtë dhe i qetë na tregonte për përkushtimin dhe sakrifcën që të arrijë më të mirën dhe vështirësit që ka, ku MMA nuk pranohet si sport në Norvegji, ndërsa që duhej gjetur alternativa jasht vendit të tij. Poashtu Luani kishte pësuar një lëndim të gjurit që e kishte lënë për një vitë e gjysmë jashtë garave. Ai kuronte lëndimin dhe dëshironte sa më parë të rikthehej në “CAGE”, apo kafaz siç njihet tek ne. Luani krahas MMA ka bërë edhe kikboks ku deri më tani ka zhvilluar 4 meçe në MMA me bilanc prej 3 fitoresh dhe një humbje dhe 12 meçe në kikboks. 

Luan Jashari Frantzen këtë fundjavë me 6 maj në Colchester të Anglisë do të dyluftoj me anglezin vendas, Leigh Mitchel. Ky meç do të jetë në diciplinën Semi-Pro në kategorinë deri 57 kg. Kundërshtari i tij, Mitchel ka bilanc prej 8 fitoresh dhe 2 humbjesh në 10 meçe. Pra, dueli i tyre do të jetë mjaft interesant, ku shpresojmë në një paraqitje të denjë të luftëtarit tonë.

Artan Vërbica
4 maj 2017

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.