RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

MMA: Kafazi, sporti i Sedat Kurshumliut

2 min read

Njëri prej sportistëve të pakët shqiptar që garojnë në njërën prej sporteve më të rrezikshme (Kafaz) është edhe Sedat Kurshumliu. I lindur në Kosovë, por me karrierë të shndritshme duke mbrojt ngjyrat e klubit anglez “London Shootfighters”. Ai në një bisedë të zhvilluar për “KosovaBoxing” ka njoftuar për planet dhe rezultatet e arritura. “Si 13 vjeçar kam shkuar në Angli dhe atje kam filluar së pari të merrem me sportin e gjimnastikës ku mund të them se kam pasur edhe suksese. Por dëshira ime gjithnjë ka qenë që të merrem me sporte luftarake, kështu që shoqëria më preferuan që të shkoj me një klub i cili posedon disa sporte, ndër ta edhe mundjen, xhixhicu, boks e tjerë. Qysh nga fillimi kam punuar me trajnerin Paul Ivans, i cili ishte  kampion i botës. Ai mi tregoj fshehtësirat e këtij sporti dhe pas 1 viti më futi në ring ku edhe arrita të triumfoj në 84kg”, tha Kurshumliu. Ai shton se në sportin e xhixhicus deri më tani ka 15 medalje, prej tyre 10 ari, 2 argjenda dhe 3 bronze. “Jam i respektuar te populli anglez, pasi pas vetës kam edhe rezultate të mira. Tani kohën e fundit kam filluar të garoj edhe në ligën MMA. Kam pasur tre duele ndaj kundërshtarëve nga Skocia, Anglia dhe Pakistani. Mirëpo, në MMA kërkohet të kesh njohur më të madhe të sporteve luftarake, kështu që unë përveç xhixhucës aplikoj edhe mundjen. Këtë sport e kam dashur gjithnjë, kështu që kur skam aktivitete profesionale, atëherë garoj edhe në mundje, stilin e lirë. Edhe në këtë sport kam suksese”, pohoi Sedat Kurshumliu. Ai shton se është shumë i kënaqur nga karriera e tij. “Kam përkrahje të madhe nga populli anglez, por nuk mungojnë edhe të ardhurat financiare. Pas 4 muajve do të paraqitem në një turne të fuqishëm profesional që zhvillohet në Angli ku shpresoj të arrij rezultate”, tha Kurshumliu. Ndryshe, duhet cekur se Kurshumliu, ka kontakte të vazhdueshme me Federatën e mundjes në Kosovës, ndërkohë që dëshira e tij e flaktë është që një dit të përfaqësoj Kosovën në garat ndërkombëtare

Avdyl SALIHU
1 Qershor 2011

5 thoughts on “MMA: Kafazi, sporti i Sedat Kurshumliut

  1. per kosovaboxing.org

    Pse nuk shkruhet edhe per Ilir Latifin
    Para pak dite ka pas nje lufte, e asht tregu shum i mire, megjithse ja ban me hile!! 🙁

    tjeter here presim te shkrujni dicka per te 🙂

    pershendetje per Kosova Boxing dhe per lexuesit…

  2. Pershendetje Sedat …

    Me keq ardhje nuk e kemi ditur qe ka pas meç. Eshte kenaqesi i jonja me shkrru per Ilirin dhe vitin e kaluar e kemi takuar ne Prishtine dhe kemi realizuar nje interviste exclusive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.