RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

MMA: Berisha humb përballjen me Haqparast

1 min read

patrik-berishaBarclaycard Arena, Hamburg, Gjermani, 15 tetor 2016 – Luftëtari ynë i ringjeve MMA, Patrik Berisha ka humbur përballjen në fundjavën që lamë pas kundër luftëtarit nga Afganistani, Nasrat Haqparast. Berisha ishte dy vite jashtë ringut dhe u rikthye duke dëshiruar akoma të jap për këtë sport, por që humbi me ndërprerje në raund të tretë.

Dueli filloi mirë dhe ishte i barabartë në dy raundet e para, por që përgatitja fizike erdhi në shprehje te Haqprast i cili shfrytëzoi rastin duke triumfuar. Mungesa e dueleve në dy vite dhe lëndimet dhanë rezultat në këtë meç, ndonëse Berisha edhe kishte lënduar dorën e majtë gjatë meçit duke e detyruar atë të shtrihet pas meçit në spital.

Berisha ka bilanc prej 8 fitoresh (6 KO) dhe 6 humbjesh në gjithsejt 14 meçe në MMA, ndërsa për Haqparast kjo ishte fitorja 7-të (7 KO), karshi një humbje në tetë meçe.

Shpresojmë që në duelet e radhës Berisha të rikthehet me fitore dhe të jetë i sukseshëm.

Artan Vërbica
17 tetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.