Pre. Gus 7th, 2020

UFC : Mirko Cro-Cop Filipovic shënon fitore ndaj Anthony Perosh me ndërprerje

2 min read

Sydney, Australi, 21 Shkurt 2010 – Mirko Cro-Cop Filipovic shënoi fitore kundër australianit, Anthony Perosh me ndërprerje në raund të dytë. Dueli ishte mjaft interesant  ku Cro-Cop në raundin e dytë pas një seri goditjesh dhe kacafytjesh në dysheme e lëndoi kundërshtarin, shkak që edhe referi i ndeshjes e ndërpreu meçin, ku  Cro-Cop u shpall fitues. Pas afër 20-vite karrierë nepër ringje të ndryshme, ai nuk e ka ndërmend ti jap fund karrierës luftarake. Ishte pritur mjaft shumë nga australiani i talentuar për këtë ndeshje, ku mediat nga Australia e kishin quajtur një test për të,  por ja doli që Cro-Cop ende është në formë të mirë. Ju flasim pak për sukseset dhe jetën e kroatit :

Mirko Cro-Cop Filipovic nga K-1 deri në UFC !

Mirko Cro-Cop Filipovic,  është një përrallë e asaj që mund të quhet. Një luftëtar i madh i ringjeve të K-1 e deri te UFC – “Ultimate Fighting Championship”. Polici nga njësiti anti terrorist i divizionit special të Kroacisë që ka arritur mjaft shumë në karrierën e luftëtarit.

Filloi me boksin amator duke zhvilluar, 45 meçe, 40-5 (31 KO). Më pastaj vazhdoi në K-1 duke zhvilluar një rekord prej 16-7 (11 KO). Gjatë kësaj periudhe ai mposhti emra të njohur si Mike Bernardo (Afrikë e Jugut) me TKO 1, Musashi (Japoni) me TKO 2, Peter Aerts (Holandë) me vendim unanim pas 5-raundeve, Remy Bonjasky (Holandë) me TKO 2 dhe Bob Sapp (Amerikë) me KO 1. Ndërsa ka humbur nga kick-boxieri ynë Xhavit Bajrami (Kosovë)  në “Grand Prix Brave 1999” me vendim unanim pas 3-raundeve. Pastaj ka humbur nga Ernesto Hoost (Holandë) dy herë me KO 3 (Low Kick në vitin 1996) dhe KO 3 ( body shot me 1999), poashtu nga legjenda tash i ndjerë Andy Hug me vendim unanim pas 5-raundeve dhe nga Mike Bernardo me TKO 1.

Pas këtij suksesi në K-1 dhe në përgjithësi në Kick-Box ai sprovoi vetën edhe në sportin tjetër luftarak MMA dhe UFC duke shënuar rekord prej 26-7-2 (20 KO), gjë që e bëri të bëhet emër i madh edhe në këto diciplina. Në vitin 2006 fiton titullin e kampionit botërorë apo siç e quajnë titullin më të madh në UFC, “Pride” që do të thotë Mburrje. Ai fiton dy emra të medhenjë Hedehiko Yoshida (Japoni) me TKO 1 (Low Kick) në gjysmë finale dhe Wamderlei Silva (Brazil) me KO 1 (Head Kick).

KosovaBoxing.org ju sjell edhe lajme nga sporti MMA dhe UFC për ata adhurues të këtij sporti. Sport Shqiptar ka në gjirin e kësaj discipline, luftëtar të mëdhenjë si vëllezërit Ilir dhe Agron Latifi, Edmond Xhelili dhe Agim Abdullahu.

Artan Vërbica
22 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.