RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Mirdi Limani ndihmon dy familje kosovare

1 min read

Mirdi LimaniPodujevë, 18 dhjetor – Legjenda e kikboksit tonë Mirdi Limani ka udhëtuar enkas nga Frakfurti i Gjermanisë drejt Kosovës, vetëm për humanizëm dhe bamirësi. Duke parë në televizionet tona se shumë familje kanë nevoj për ndihmë, ai ka zgjedhur dy familjet e regjionit të Llapit, Xhaka në fshatin Llaushë, ku janë disa jetimë pa përkujdesje dhe familjen e Skender Havollit, veteran dhe invalid i UÇK-së.

“Çdo ditë shoh se sa familje kanë nevojë për ndihmë. Por, familja Xhaka dhe Havolli më kanë prekur shumë. Prandaj erdha nga Gjermania, sepse ndjeva obligim moral që diçka mund t`ju ndihmoj edhe unë” tha Limani për Kosova Boxing. 

Limani nuk deshi të prononcohej për media, duke dashur që kjo të mbetet ndërmjet tij dhe familjet që i ndihmoi, por ne duke analizuar rrethanat po ju dërgojmë të gjithë sportistëve një mesazh që të vazhdohet me këto incijativa bamirësie.

Kosovaboxing.org
18 dhjetor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.