RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Ministri Krasniqi ofron mbështetje për FboxK-së, dhe turneun Adem Jashari

2 min read

Prishtinë, 13 Tetor 2011 – Sot në Ministrinë Kulturë Rini dhe Sport janë pritur nga ministri Memli Krasniqi krerët e Federatës së Boksit të Kosovës, kryetarin Ramadan Selimi, sekretari Mehmet Bogujevci. I pranishëm si pjesë i këtij delegacioni nga FboxK-së, ishte edhe gazetari i njohur i RTK-së Artan Muhaxhiri. Në këtë takim, me theks të veçantë u bisedua rreth turneut të boksit tashmë tradicional “Adem Jashari 2011”, i cili organizohet për të trembëdhjetën herë me radhë. Ministri Krasniqi iu dha mbështetje të plotë krerëve të FboxK për organizim sa më të mirë të këtij turneu.

“Si çdo herë edhe kësaj radhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta mbështesë këtë turne”, tha ministri Krasniqi.

Kryetari i FboxK, Ramadan Selimi, falënderoi ministrin për pritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që i jep FboxK. Ai po ashtu falënderoi ministrin veçanërisht për mbështetjen konkrete në rrugën drejt ndërkombëtarizimit të Federatës së Boksit.

Ndërkaq, ministri Krasniqi iu premtoi krerëve të FBoxK përkrahje të vazhdueshme në organizimin e aktiviteteve që çojnë drejt avancimit të sportit kosovar dhe i përgëzoi ata për punën që po e bëjnë.

Krerët e FboxK e vlerësuan lart angazhimin e ministrit Krasniqi drejt avancimit të sportit në përgjithësi dhe në veçanti mbështetjes që po i ofron boksit të Kosovës.

Kosovaboxing.org
13 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.