RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Mike Tyson feston datëlindjen e 45-të

4 min read

Njëri ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave, Mike Tyson sot ka festuar datëlindjen e 45-të. Tyson i cili është ikonë e boksit botëror e bëri boksin edhe më të popullarizuar, pas shumë vitesh nga koha e Muhammed Ali-së. Ai gjatë karrierës së tij pati shumë probleme me ligjin, me gratë dhe pastaj edhe me shtetin. Ishte vetëm 20-vjeçar kur fitoi titullin e parë të kampionit botëror duke qenë boksieri më i ri në botë që fitoi titullin e kampionit botëror. Tyson 19-meçet e para në boksin profesionist i fitoi me “Knock-Out”, ndërsa 11-të prej tyre i përfundoi në raundin e parë. Titullin e parë të kampionit botëror e fitoi me 1987 kundër Trevor Berbick me ndërprerje në raund të shtatë. Ai u bë i madh me triumfin ndaj Michael Spinks ku te dy ishin të pamposhtur, ndërsa Spinks konsiderohej favorit, por Tyson mbrenda disa sekondave e plandosi, gjë që më pastaj Spinks u penzionua përgjithmonë. Nga ajo fitore Tyson filloi të rrespektohet edhe më shumë, ndërsa fitoret e tij radhiteshin duke fituar Frank Brunon, Carl Williams. Tyson arriti deri te rekordi 36-0, por më pastaj erdhi deri te humbja e parë e tij në Tokyo të Japonisë nga James Buster Douglas. Kjo ishte humbja e parë, por ai kishte probleme me gruan e parë Robin Givens e cila i sjelli shumë probleme dhe disa mendojnë se gruaja e parë ishte ajo që ndikoi te humbja e parë, por disa mendojnë se edhe vdekja e trenerit të parë Kevin Rooney e dëmtoi atë. Ai më pastaj u divorcua por karriera e tij filloi të shkoj te poshtë. Ai pas ndarjes u gjet në probleme të mëdha. Ai u rikthye me dy fitore pas humbjes nga Douglas, dhe kërkonte sfidën e dytë për titull bote ndaj Evander Holyfield që e kishte mposhtur Buster Douglas, por ai u zë në problem kur ishte në juri për zgjdhjen e Misit të Amerikës për ato me ngjyrë të zezë, dhe ishte Tyson ai që pati ndikim që të zgjidhet Desire Washington mis. Më pastaj Tyson e ftoi në darkë misin Desire Washington gjë që më pastaj ajo u dërgua edhe në hotel, dhe një ditë pas, ai u akuzua për dhunim seksual. Tyson nga gjykata amerikane u dënua me dhjetë vite burgim, gjashtë në burg dhe katër me heqje lirie, gjë që krejt bota u shokua.

Tyson më pastaj mbajti vetëm tre vjet dhe u lirua nga burgu. Ai sa ishte në burg, ndërroi edhe fenë nga katolike në islame dhe e quajti vetën Abdoul Aziz. Shpejt iu kthye boksit por skandalet nuk kishin të ndalur për te. Me katër fitore të një pasnjëshme, Tyson fitoi drejtën të sfidon titullin e kampionit botëror kundër Evander Holyfield. Në një luftë të fortë Holyfield arriti ta mposht me ndërprerje në raundin e 11-të. Askush nuk e kishte besuar por Tyson u mposht për herë të dytë në karrierën e tij. Më pastaj e gjithë bota e boksit dhe shiquesit nga e gjithë bota dëshiruan të shofin revanshin dhe kjo ndodhi, ku Tyson pas një përballje në “Clinch” në raundin e tretë e kafshoi veshin e Holyfield-it, gjë që u dikualifikua. Tyson u suspendua për dy vite nga komisioni diciplinor i Nevadës, dhe u rikthye pas dy vitesh me fitore ndaj Francois Botha me “Knock-Out” në raund të pestë. Më pastaj radhiti fitoret ndaj Orlin Noris, Julius Francis, Andrew Golota, Brian Nielsen deri sa arriti të boksoj edhe një herë për titull të kampionit botëror ndaj Lennox Lewis. Ai u mposht sërish nga Lennox Lewis me “Knock-Out” në raund të 8-të. Karriera e tij shkoi te poshtë ku u rikthye sërish me një fitore ndaj Clifford Etienne por ai ishte i mbarruar ku pastaj humbi edhe nga Danny Williams dhe Kevin McBride. Ai u penzionua me rekord prej 50-6-0 (44 KO). Tyson në jetën personale është martuar tre herë. Me gruan e dytë ka dy fëmijë vajzën Rayna dhe djalin Amin, ndërsa me gruan e tretë ka tre djemë, Miguel, Mikey, D`Amato. Ai ditë më parë nga Shoqata Internacionale “Hall of Fame” hyri në familjen e të famshëmve së bashku me kampionin meksikan Julio Cesar Chavez, Kostya Tszyu dhe aktorin/regjisorin i filmave të boksit Rocky, Silvester Stallone.

Tyson deri më tani ka realizuar tre filma dokumentar dhe disa libra nga shumë autor, por jeta e tij nuk mund të përshkrruhet nga gjithë çka ka përjetu. Edhe Kosova Boxing në shenjë respketi për veprën e tij të boksierit për lexuesit tanë ju ofrojmë këtë biografi të shkurtë.  Tyson është stabilizuar dhe jeton i qetë me gjithë familjen e tij.

Artan Vërbica
30 Qershor 2011

6 thoughts on “Mike Tyson feston datëlindjen e 45-të

  1. Mike Tyson ishte 20-vjet e 5-muaj kur u be kampion bote dhe e hodhi ne nekdaun kampionin e botes te asaj kohe trevor berbick ne fillimin e rundit te dyte dhe ne 40-te sekondeshin e rundit te 2-te me nje kroshe e hodhi ne nekdaun gje qe nuk u zgju a me per ta vazhduar duelin

  2. Mbetet te thuhet se mike tyson edhe fjala e fundit ne boksin profesional ne kategorin e rend boksi qe aplikohej nga mike tyson nuk u kopjua nga asnje bokser deri ne ditet e sotme per arsyje burrerore qe nuk terhiqej asnjeher. Mos ti harrojm vitet e arta te mike tysonit 1985-1996 mike tyson po te ishte ne ditet e sotme vllezrit kliqko nuk do te egzistonin me tituj botror

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.