RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Meriton Karaxha mposht afrikanin Bula Galo me diskualifikim

1 min read
Oost-Vlaandeeren, Belgjikë, 30 shtator 2017 – Meriton Karaxha ka shënuar fitore në këtë fundjavë. Karaxha (14-4-1, 5 KO) mposhti afrikanin nga Republika e Kongos, me nënshetësi belge, Brice Bula Galo (4-1-1, 1 KO) me diskualifikim në raund të pestë. Ishte kjo një përballje shumë e fortë me të tretin në renditje në Belgjikë, Bula Galo i cili ishte i pamposhtur dhe dëshironte fitoren ndaj boksierit tonë, për tu ngritur më lartë në pozitë. Galo kërkonte fitoren e të bëhej boksieri më i mirë në kategorinë velter në Belgjikë, por këtë nuk ia lejoi Karaxha.

Karaxha dhe Galo patën fërkimi që në matje zyrtare, kjo u pa edhe në disa xhirime dhe fotografi që kanë çarkulluar në rrjetet sociale një ditë para përballjes. Por, në ring ishte Karaxha ai i cili falë punës së tij që është duke e berë me trainerin Ronald De Vulder, arriti të fiton edhe këtë sfidë. Karaxha dominoi meçin duke e detyruar kundërshtarin të jetë i përlyer dhe kjo e shtyri atë të bëjë gjëra të pahijshme në ring duke e diskualifikuar në raund të pestë.

Duelin e radhës i Karaxhës është me 1 nëntor në West-Vandleeren në Belgjikë kundër Naijim Fennane.

www.kosovaboxing.org
2 tetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.