RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Meriton Karaxha kundër Younes Amrani me 17 maj

1 min read

Meriton KaraxhaBoksieri ynë perspektiv Meriton Karaxha duelin e radhës do ta ketë me 17 maj ku do të boksoj me boksierin maroken nga Franca, Younes Amrani. Për Karaxhën ky do të jetë meçi i katërt në boksin profesionist, i cili ka rekord prej 2 fitore (1 KO) dhe një humbje. Kundërshtari i tij Amrani ka më shumë eksperiencë në boksin profesioniste me bilanc prej 6 fitore (3 KO) dhe 24 humbje.

Në qytetin Hamme të Belgjikës ku do të zhvillohet ky meç, Karaxha synon të fitoj ndaj belgut të natyralizuar. 

“Jam i përgatitur mirë dhe me 17 maj synoj fitoren e radhës. Deri në fund të vitit presë të boksoj edhe katër apo pesë herë” theksoi Karaxha për Kosova Boxing.

Karaxha është vetëm 22-vjeçar dhe stërvitet nga trajneri dhe miku i ynë Renald De Vulder, i cili njëkohësisht është edhe menaxher i boksierit tonë. De Vulder më parë ka stërvitur dhe boksierin tonë të sukseshëm, ish-kampionin e Belgjikës dhe Beneluxit, Selajdin Koxhën.

Sipas Renald De Vulder, Selajdin Koxhës dhe Dardan Zenunaj, Karaxha konsiderohet shpresë e madhe në Belgjikë.

Artan Vërbica
8 maj 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.