Mar. Sht 29th, 2020

Mehmet Bogujevci

2 min read

Mehmet Bogujevci u lind me 3. Maj 1951 në fshatin Bresje, Fushë Kosovë. Me boks filloi të mirret me 1966 në klubin e boksit Spartak të Suboticës. Traineri i parë i tij ishte Stefan Engelbrecht i cili i ndihmoi mjaft në ngritjen e një boksieri aq të madh. Mehmeti filloi në kategorinë pendel ku pesha e tij ishte 48 kg. Për katër vite boksoi në Spartak të Suboticës për të kaluar më vonë te K.B.Prishtina me 1970. Për 13 vite sa boksoi te K.B.Prishtina ishte boksieri i padiskutueshëm. Me 1968 fiton titullin e ma të mirit në ish-Jugosllavi për junior (pesha 48 kg). Këtë sukses e përsërit një vit më vonë por kësaj here (pesha 51 kg). Po këtë vit kalon në konkurrencën e seniorëve ku në vitin parë ishte i treti në ish-Jugosllavi. Në vitet 1970 deri 1976, Mehmeti ishte katër herë nënkampion i ish-jugosllavisë, duke e vjedhur disa here në duelet e drejtëpërdrejta vjedhet për të mos lejuar të fiton titullin e asaj kohe. Mehmeti ia arrin titullin e parë në ish-Jugosllavi në vitin 1977. Po këtë vit fiton (medaljen e bronzt) në kampionatin Europian në Halle, të Gjermanisë. Në vitin 1978 në Beograd mbahet kampionati botërorë ku Mehmeti edhe një here tregon shkathësitë e një boksieri të veqantë duke fituar vendin e dytë (medalja e argjentë). Sukseset s`kishin të ndalur për këtë boksier ku përsëri me 1979 në Split të Kroacisë fiton (medaljen e artë) në lojrat Mediterane. Në vitin 1980 me trainerin tonë legjendar Lah Nimani i cili në atë kohë ishte përzgjedhes i ish-Jugosllavisë, fitoi vendin e pestë në Lojrat Olimpike në Moscow, Rusi.

Në vitin 1983 mbaron karrieren amatore të boksit në K.B.Prishtina.

Rekordet e Mehmet Bogujevci-t:

(1968 – 1969) – Dy herë kampion i ish-Jugosllavisë për junior në konkurrencën individuale,

(1970 – 1976) – këtyre viteve ishte katër here nënkampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale,
(1977) – kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale,
(1970 – 1983) – pesë herë kampion e ish-Jugosllavisë me K.B.Prishtina në konkurrencën ekipore,
(1977) – Fitues i turneut ndërkombtar në Shtrangjat – Sofia, Bullgari,
(1977) – i treti në kampionatin Europian në Halle, Gjermani,
(1977) – Sportist i vitit në Kosovë i shpallur nga e përditshmja “RILINDA”,
(1978) – i dyti në kampionatin Botërorë në Beograd, ish-Jugosllavi,
(1978) – Sportis i vitit në Kosovë për herë të dytë nga e përditshmja “RILINDA”,
(1979) – kampion i Lojrave Mediterane në Split, Kroaci,
(1979) – Sportist i vitit në Kosovë për herë të tretë me radhë nga e përditshmja “RILINDJA”,
(1980) – i pesti në Lojrat Olimpike në Moscow, Rusi,
(1999 – akoma) – Sekretar i Federatës së Boksit të Kosovës.

2 thoughts on “Mehmet Bogujevci

  1. Per mehmetin duhet shtuar se ne vitin 1979 kur e mori medaljen e art ne lojrat MESDHEUT ne split ka mar edhe medaljen per ferplay per ket shperblim qe eshte leshuar pa dashje mund te konsultoheni edhe nje her me mehmetin,
    dhe te plotsohet edhe ky fakt shum me randsi,sepse ne boks te marish nji trofe per ferplay duhet ber nji gjest shum human sidomos boksieret ku dihet se ne arenen e boksit qfar rivaliteti ekziston dhe qfar goditje shkembehen qe me ne fund njeni te dal fitues.

    me respekt RRUSTEM KONJUHI

  2. Qka te them per Mehmetin vetem se ka qen artist i ringut,mendoj se kur ai ka dasht e ka goditur kundershtarin dhe mund te them se ka qen me te vertet nej teknik i boksit qe publikut kosovar dhe gjdo publiku i ka pelqyer boksi i Mehmetit dhe nuk di se qka te them tjeter veq se vete rezultatet e tij tregojn se kush ka qen Mehmet Bogujevci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.

php shell hacklink shell indir https://phpshell.me shell download https://shelldownload.xyz php shell shell indir Buy Rick Simpson Oil Kenevir Yağı instagram takipçi paketleri twitter takipçi paketleri ankara escort bayan ankara escort kızlar altyazılı porno medyum medyum medyum escort istanbul escort istanbul Rokettube Lidyabet Bahis medyum medyum canlı casino siteleri 2020 jigolo sitesi trbet Replika Saat romabet giriş romabet giriş viagra sipariş bağlama büyüsü ankara escort Weed Store detaylı iç temizlik weed for sale taraftarium24