RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Meçi ndërmjet Markut dhe Stewart mbyllet padrejtësisht me barazim

2 min read

Wembley Arena, Londër, 12 dhjetor 2020 – Ka qenë një vendim i padrejtë i gjyqëtarit të vetëm Marcus McDonell – 76:76 duke përmbyllur meçin pa fitues ndërmjet Florian Markut dhe Jamie Stewart.

Duelin që e domionoi boksieri ynë Marku, në fund nuk iu dha fitorja e merituar.

Ishte debutimi i tij në ekipin e tij të ri Matchroom dhe jo edhe aq i mirë sa i përket rezultatit. Marku i cili dominoi meçin dhe detyroi gjyqëtarin në ring ti numëroj në raundin e dytë, kjo ishte e pakët sipas McDonell me vendimin e tij kontraverz, të çuditshëm dhe aspak korrekt. Ky barazim vjen në një moment aspak të mirë ku Marku është duke ndërtuar karrierën e tij të boksierit perspektiv.

Pas meçit Marku ishte i ashpër dhe i paknaqur. Ai në faqën e tij zyrtare në facebook deklaroi:

“Të gjithë e patë sot se çfarë padrejtësie më bërën live në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitur. Edhe komentatorët dhe vetë Stewart. Me të vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat e mija më të mira, por e meritoja fitoren. E ula në tokë në raundin e dytë. S’diskutoheshe fare barazimi. Kam kaluar shumë gjëra në jetë, kush me njeh e di mirë se s’dorëzohem gjallë a vdekur deri sa t’ja arrij qëllimit tim. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe. Të them të drejtën se kam prit. Jeta vazhdon! Unë brenda meje jam fitues. Kurrë s’ishte barazim dhe as s’ka për të qenë, edhe pse gjyqtari e shkroi ashtu, por Zoti e di më së miri. Unë do vazhdoj më shumë se kurrë, do shplodhem 3-4 ditë dhe do të përgatitem për ndeshjen e radhës. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe”, theksoi Marku.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.