RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Me 3 Shtator, turneu i boksit “Rasim Kiçina”

2 min read

Turneu tradicional i boksit “Rasim Kiçina” do të vazhdon traditën e tij, duke festuar 11-vjetorin e themelimit. Këtë vit turneu do të jetë më madhështor ku pjesëmarrës do të janë shtetet e rajonit si Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi. Risi i këtij turneu do të janë inkuadrimi i konkurrencës së femrave, ku do të boksojnë dy boksierët tona perspektive dhe përfaqësueset e Kosovës, Marigona Beadini dhe Albulena Gubetini. Beadini për kundërshtare do të ketë të pestën në botë nga kampionati i fundit botëror për femra që u mbajt vitin e kaluar në Barbados të Ishujve Karaibe, Maja Jahiç. Ndërsa 16-vjeçarja Gubetini poashtu do të boksoj kundër një boksiere tjetër perspektive nga Bosnja e Hercegovinës, Mirsada Muminoviç. Edhe në konkurrencën e meshkujve priten disa përballje të forta dhe disa emra të mëdhenjë që do ta respektojnë turneun “Rasim Kiçina” si Alban Bermeta, Sergjo Sina (Shqipëri), Denis Zlatiçanin, Emir Sabotiç (Mali i Zi), pastaj disa nga boksierët më të mirë të Kosovës, si Burim Hasani, Egzon Muçolli, Kadri Murseli etj. Turneu do të mbahet me 3 Shtator në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas duke filluar nga ora 18:00. Organizator është Klubi i boksit Drenasi me mbështetje nga Ministria Kulturë Rini dhe Sport dhe Departamenti i Sporteve. Mbikqyrës i turneut do të jetë Federata e Boksit të Kosovës.

Kosovaboxing.org
30 Gusht 2011

2 thoughts on “Me 3 Shtator, turneu i boksit “Rasim Kiçina”

  1. Vertet je i mire ne informimin e boksit shqiptar, une dhe te tjeret dashamir te boksit u jemi mirenjohes stafit te kosovaboxing-ut per informata te fresketa, kurse per kete Turne, jemi te sigurt se do te shohim boks cilesor, aty ku thot kosovaboxing, se ka boks te mire, pa medyshje se eshte ashtu… edhe njehere urime

  2. Shume ide e qelluar, jeni ma te miret pershendes Kosovaboxing, dhe gjith stafin e saj, por ne venqati Avdush Cakaj.

    ju lumte, e vetem perpara.

    me respekt Haliti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.