RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Konferenca e parë e mbrëmjes së boksit “Gani Muhaxheri”

2 min read

IMG_1331Sheshi 21, Prishtinë, 11 maj – Boksierët e njohur shqiptarë Besar Nimani, Disarjot Gashi, Bujar Sejdiu, Armand Cullhaj e Erzen Rrustemi, do të ngjiten në ring më 24 maj në Prishtinë në mbrëmjen e boksit profesionist dedikuar boksierit të ndjerë Gani Muhaxheri. Mbrëmja do të mbahet në “Sheshin 21” në prani të 150 shikuesve, ndërsa do të ketë transmetim të drejtpërdrejt në RTV21. Këto detaje janë bërë të ditura të shtunën në një konferencë për media të organizuar nga këshilli organizativ i mbrëmjes së 24 majit. Në këtë mbrëmje do të jenë mysafirë zyrtarët më të lartë të Federatës Evropiane të Boksit Profesionistë.

“Kjo ngjarje ka rëndësi të dyfishtë. E para pasi organizohet për nder të një ikone të boksit siç ishte Gani Muhaxheri dhe e dyta pasi do të jenë mysafirë tanë zyrtarët e lartë të Federatës Evropiane të Boksit Profesionistë. Kemi bërë gjitha përgatitjet e duhura për të ecur mbrëmja në mënyrën më të mirë”, ka thënë menaxheri i Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, Nexhmedin Zeka.

Kjo është hera e dytë që organizohet turne boksi për të ndjerin Gani Muhaxheri. Gani Muhaxheri kishte boksuar nga viti 1955 deri në vitin 1967, kur kishte humbur jetën në ring. Ai kishte qenë pjesë e skuadrës së Boracit të Banja Llukës. Në konferencë për media u treguan dorezat me të cilat kishte boksuar, Gani Muhaxheri.
”Falënderojë të gjithë që jeni angazhuar rreth organizimit. Është duke u përgatitur një mbrëmje madhështore dhe ju falënderojë për këtë. Ganiu ishte një gladiator në ring. Ai përfundonte zakonisht meçet brenda dy raundeve të para. Por, ishte edhe një njeri me zemër të artë. Ai ishte njeriu që filloi të zhvilloi boksin e Kosovës, ishte pionier i boksit. E donte boksin me zemër”, ka thënë Gëzim Muhaxherri, nipi i Ganiut.

Në ditët në vazhdim do t`ju japim edhe kundërshtarët që do të janë të boksierëve tanë për 24 maj.

Kosovaboxing.org
12 Maj 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.