RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Me 13 Shkurt, turneu i tretë tradicional “Pavarsia”

2 min read

Prishtinë, 5 shkurt – Boksierë nga gjashtë vende do të marrin pjesë në turneun “Pavarësia” që e organizon Federata e Boksit e Kosovës. Kjo është bërë e ditur të premten në një konferencë për shtyp nga FboxK-së. Turneu do të mbahet më 13 shkurt nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas drejtuesve të FboxK, në turne përveç boksierëve kosovarë do të paraqiten edhe boksierë të Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë, përkatësisht të klubit të Novi Pazarit.
Federata e Boksit e Kosovës për herë të tretë e organizon turneun e pavarësisë. Në turne do të zhvillohen gjithësej 12 meçe. “Jemi përgatitur maksimalisht për t’ia festuar shtetit të Kosovës trevjetorin me një turne madhështor. Të gjitha shtetet e rajonit i janë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë për të marrë pjesë në turneun ‘Pavarësia’. Për arsye të mungesës së mjeteve financiare nuk kemi pasur mundësi që boksierët tanë t’i grumbullojmë në përgatitje. Këtë vit nuk kemi paraparë shpërblime në të holla për fituesit e turneut, pasi nuk kemi mjete” theksoi sekretari i përgjithshëm i FboxK-së, Mehmet Bogujevci.

Kosovën në këtë turne do ta përfaqësojnë: Fatos Ferizi (56 kg), Liridon Zeqiri (60 kg), Gazmend Gashi (64 kg), Burim Hasani (69 kg), Egzon Muqolli (81 kg), Flamur Elezaj (91 kg) dhe Marigona Beadini (60 kg). Fitues i turneut të parë, në vitin 2009 ishte boksieri nga Kosova Rasim Shabani, ndërsa fitues i edicionit të dytë ishte Fatjon Sorra nga Shqipëria.

Kosovaboxing.org
5 Shkurt 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.