M.E.N. Arena, Manchester, Angli – David Haye 24-1 (22 KO) ka impresionuar me fitore ndaj John Ruiz 44-9-1 (30 KO) para 20 000 shikuesve në Manchester Arena. Kjo ka qenë mbrojtja e parë e titullit WBA nga kampioni Haye me TKO 9. Ruiz në raundin e parë iu kishte vërsulur, por Haye menjëher me një kundërsulm e goditi me një-dy kombinim dhe Ruiz u gjet në dysheme. Haye më pastaj më disa goditje të njëpasnjëshme e rrëzoi sërish ish-kampionin botërorë. Në këtë raund Haye e dëmtoi rënd Ruizin ku u vërejtë një prerje në vetullën e tij. Haye më pastaj vazhdoi me dominim prej raundit në raund, ku Ruiz u gjet edhe dy herë në dysheme, në atë të pestë dhe gjashtë. Fundi erdhi në raundin e nëntë ku Haye e goditi disa herë fortë, Ruiz i qëndroi mirpo ishte traineri i Ruiz i cili e hodhi peshqirin duke dorëzuar meçin. Kjo mbrojtje ka qenë mjaft e sukeseshme e britanikut, i cili tregoi një klasë për boksin modern të sotëm. Kampioni Haye ka sjellur një freski dhe një ndryshim në skenën e kategorisë e rënd dhe po pëlqehet stili i tij.

Vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitschko duhet tani të mendojnë më ndryshe për Haye. Lufta me njërin prej tyre do të jetë atraktive dhe e mirëpritur për adhuruesit e boksit botërorë. Lufta me Klitschkot do të nënkuptoj se a më të vërtet vlen Haye apo Klitschkot janë më të mirët në planet. Ndërkohë për ish-kampionin botërorë John Ruiz i cili tani është 38-vjeçar, më mirë do të ishte të pensionohet, sepse koha e tij ka kaluar edhe pse me këto vite ka treguar dëshirë dhe zemer disa herë, ku ka sfiduar titullin e kampionit botërorë.

Artan Vërbica
4 Prill 2010