Oslofjord Cnovention Center, Stokke, Norvegji, 21 tetor 2017 – Boksierja më e suksesësshme në planet, norvegjezja Cecilia Breakhus (32-0, 9 KO) ka vazhduar shkëlqimin e saj duke mbrojtur të gjitha titujt e kampionit botëror WBC, WBA, IBF dhe WBO në kategorinë velter. Ajo mposhti suedezen Mikaela Lauren (29-5-0, 13 KO) me nakaut teknik në raund të gjashtë. 

Dueli ishte dominuar nga norvegjezja që nga fillimi, deri sa në raundin e gjashtë arriti me kombinimin e saj të bukur, duke e goditur dy herë me aperkat të djathtë dhe me kroshe të majtë, duke e hedhur në dysheme. Mikaela me vështirësi u ngritë, por gjyqëtari në ring Sparkle Lee ndëpreu meçin.

Një ditë para meçit në matje zyrtare Mikaela me një provokim puthi në buzë Cecilian, ndërsa kjo u tregua e kulturuar duke mos rënë në provokime duke u larguar. Ndërsa puthjen ia ktheu në ring duke e shtyrë suedezen ta puthë dyshemen.

Cecilia dhe Mikaela kishin boksuar edhe më parë, shtatë vite më parë me 2010, ku edhe atë botë Cecilia e kishte mposhtur me nakaut teknik në raund të shtatë.

www.kosovaboxing.org
23 tetor 2017